Në errësirën e natës së 20 janar 2013, policia e pasardhësit të Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daqiq, hoqi përmendoren e Dëshmorëve të Kombit të Zonës Ushtarake të UÇK të Kosovës Lindore në Preshevë. Reagimi i opinionit publike shqiptar ishte i menjëhershëm dhe energjik. Spontanisht, shumë përmendore serbe u rrafshuan me toke në Kosovën qendrore. Pat protesta e reagime nga më të ndryshmet nga të gjitha instancat dhe kudo ku ka shqiptar në dënimin e këtij akti barbar. Kësaj radhe me kohë reagoi edhe Tirana Zyrtare në rolin e shteti Ëmë. Por, nga ana tjetër, përmes të emisarëve të RTK në Prishtinë, u veprua e kundërta. Nga ajo kohe kaluan gati 3 muaj, dhe sikur skandalet e reja serbe ia arritën të vejnë vellon e përhimët të harresës mbi këtë krim të dytë ndaj Dëshmorëve të Kombit të Zonës Ushtarake të UÇK të Kosovës Lindore !
Aferim Islam Lauka për prezantimin dinjitoz të Shqipërisë
Me vëmendje të përqendruar i kam përcjell nga Prishtina zhvillimet para dhe pas këtij akti kriminel të qeveris dhe të policisë serbe. Nuk ka dyshim se pas burgosjes se policëve të SHPK, (së krijuar me plot defekte nga ana e OSBE dhe UNMIK-u) në kufirin aktual Kosovë – Serbi, të ndodhur para do kohe dhe pas vrasjes së Enver Zymberit, rrënimi i përmendores së Dëshmorëve të Kombit të Zonës Ushtarake të UÇK të Kosovës Lindore, në Preshevë, ishte një veprim strategjik i Beogradit, që nga njëra anë teston reagimin e shqiptarëve dhe te aleatëve tanë anglo-amerikan dhe nga ana tjetër të tërheq vëmendjen e opinionit nga temat e dhimbshëm kryesore së Republika e Kosovës ka marr rrugën e Tiranës dhe nga krimet e brendshme brenda vet Serbisë ndaj vet popullit serb nga policia e qeveria serbe e cila po merret me pune mafioze duke reketua biznesmenët serb dhe duke ju shitur qytetarëve serb naftë për ngrohje si “euro- dizel” për vetura. Pas këtij eksperimenti të Daqiqit ishin edhe EULEX Made in Serbia, me pa se deri ku e kanë kufirin e durimit shqiptarët. Dhe ata e panë se shqiptarët munden ta përsërisin marsin e vitit 2004 në çdo kohë kur ata e shohin të arsyeshme. Kjo mundet me ju ndodhe edhe në ketë pranverë të vonuar.
Pikërisht për këto arsye e vonova botimin e këtij shkrimi nj´ashtu si po vonohet pranvera sivjet. Nuk ka dyshim se pjese e këtij skenari ishte edhe sinkronizimi i propagandës serbe në Serbi dhe i agjenturës se saj që përbehet nga klasa e Bazës, Butkës, Baton Haxhiut, Nexhmedin Spahiut, me “druzhunë” në Republikën e Kosovës e në Republikën e Shqipërisë, për nxitjen e përçarjeve mes shqiptarëve. Ishte një shembull i tillë klasik i një veprimi UDB-esk si ishte Intervista në RTK e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë Islam Laukës në lidhje me deklaratat e kryeministrit që i drejtohej pushtetit fashist në Beograd me vërejtje që të mos provokojnë shqiptaret e Kosovës Lindore, se ndryshe do të kenë problem me gjithë shqiptaret në Ballkan. Gazetari i RTK e kishte ftuar Islam Laukën në emision për intervistë, por para se të ia drejton pyetjet Ambasadorit, ai emitoi 4 intervista të 4 udbashve në krye me Baton Haxhiun, që për qëllim kishin provokimin e ofendimin e Ambasadorit dhe të Kryeministrit, për qëndrimin e tyre tejet e parimor ndaj ngjarjeve në Kosovën Lindore dhe ndaj çështjes se njohjes së dyshtetësisë për të grith shqiptaret kudo që janë.
Prita me kotë që Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj të reagojë si burrë shteti dhe ta shkarkojë stafin e RTK dhe të dërgojë gazetarin provokator në përgjegjësi penale për krimin që e kishte berë në drejtim të përçarjeve kombëtare dhe për dëmtimin diplomatik, por as nuk reagoi ministri, as Qeveria. Nëse kjo nuk ka prapavijë qëllimkeqe kriminale të vetëdijshme, kjo dëshmon, së paku, edhe për një papërgjegjësi edhe për një diletantizëm diplomatik të tyre. Me habiti edhe heshtja e opinionit gazetaresk dhe intelektual se si nuk reaguan në ketë diversion të RTK kundër marrëdhënieve Kosovë – Shqipëri. Pavarësisht nga të gjitha veprimet tjera të Salih Berishës nga 1990 e këtej, që pas vete tërheqin përgjegjësinë politike të tij, qëndrimet e tij aktuale që u panë me rastin e shënimit te 100 vjetorit të pavarësisë, ndaj çështjes së Kosovës Lindore, ndaj dyshtetësisë dhe ndaj përpjekjeve të Brukselit për klonimin e kombit shqiptar në 5 kombe gjeografike jashtë Shqipërisë, janë për te u mbështetur dhe për t´u përshëndetur.
Sidomos është për t´u përshëndetur qëndrimi patriotik i Ambasadorit Islam Lauka dhe të disa diplomatëve tjerë nga Shqipëria në Zvicër, Gjermani e gjetiu, që kudo që shkojnë ia zbardhin fytyrën Shqipërisë. Ata duhet të jen mësim dhe shembull i mire për diplomatet tjerë shqiptar nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, sepse në mesin e tyre ka edhe asi që janë turpi i diplomacisë. Ketë mësim e kanë kuptuar me se miri diplomatet shqiptar nga Maqedonia e Kosova në Zvicër dhe atë e demonstruan shkëlqyeshëm me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë . Prandaj për mirënjohje së pari mund të them: AFERIM ISLAM LAUKA PËR PREZANTIMIN DINJIITOZ TË SHQIPËRISË kudo ku shkeli këmba e jote. Zotërisë Ambasadorit Lauka mund ti them se nuk duhet të e identifikon kombin shqiptar as në Kosove as në Shqipëri e gjetiu, as me tipat si Baton Haxhiu, Spahiu e Matoshi as me tipat si Baze, Butka e Lubonja , dhe ketë të ia përcjell edhe Kryeministrit te Shqipërisë. Unë si një birë i vegjëlisë së popullit e kam ruajtur të drejtën që të kritikoj e dënoj veprimin negativ të secilit kur e kanë keq dhe të përkrah e mbështes veprimet pozitive të secilit faktor kur e kanë mirë. Duke, i thënë të bardhesë të bardhe dhe të zezës e zeze! Prandaj mos u befasoni nesër nëse ju kritikoi nëse bëni gabime. Dhe të jeni të sigurt se do të ju mbështes sa here qe e keni mirë kur veproni në të mirën e Kombit dhe Atdheut. Kjo vlen edhe për secili politikan tjetër.
Pas vetes kam gati 40 vjet përvojë në rrugën e luftës së heshtur të lirisë dhe të bashkimit kombëtar, andaj merrni seriozisht këto që i them! Kursi i ri patriotik i Kryeministrit është rruga e vetme e daljes se kombit tona nga gjendja aktuale politike. Prandaj mos hiqni dore nga ky kurs shpëtimtar për as një çmim. Por, hiqni dore menjëherë që patriotizmin t´a veni në funksion të fushatave zgjedhore! Kam edhe një porosi. Kultura pluraliste ndërfetarë duhet të tejkalon gjendjen e tanishme të armiqësimit mes partive politike, që qe më shumë se 20 vite po nxisin përçarje e vëllavrasje mes shqiptareve. Toleranca tradicionale ndërfetare mes shqiptarëve duhet behet mësim e kulturë për tolerance ndërpartiake. Kombi e ka vendin mbi tera fetë e tëra partitë politike, sepse Atdheu është mbi të gjitha. Vetëm kjo rrugë do të na qon në realizimin e programit Kombëtar të Lidhjes se Prizrenit të bashkimit kombëtar brenda një shteti në 57 mijë KM katrorë!
Të theksoj në përfundim të këtij shkrimi se lexuesit e nderuar mund të e vërejnë se kur fola për Serbinë nuk thash as kund “Republika e Serbisë” por vetëm Serbia! Këtë e bëra për dy arsye:
1) Sepse unë nuk e njoh shtetin e Serbisë me Kushtetutën që ka dhe pa e pranua sovranitetin e plote të Republikës së Kosovës e pa e respektua të drejtën e popullit shqiptar në vetëvendosje e pa i plotësua kushtet që Serbia duhet i plotësoi ndaj Republikës se Kosovës në lidhje me reparacionet e luftës. Ndryshe nuk ka kur far pajtimi as kur far marrëveshje me Serbinë;
2) Sepse vet Millosheviqi në Kongresin e XII të ish LKJ ne 1982 pat deklarua se: “… ose Serbia do të bëhet Republike si Republikat tjera (pa krahina antonime – v.i) ose Serbia nuk do të jetë republikë…”! Serbia nga kufijtë prej Dojranit deri në Trieste, po kthehet në kufijtë e vet real të Pashallëkut të Beogradit. Kosova shkoi, Sangjaku e Vojvodina janë e rrugë për të shkuar nga Serbja. Tani Serbia po mbetet i vetmi vend despotik. Despotizmi në Evrope nuk e ka vendin, andaj Serbia e ka vendin në Azi!