Më 17 janar 2019 në Gjilan bëhen homazhe në nderim të heroit të kombit, Kadri Zeka në përvjetorin e rënies së tij

Më 17 janar 2019 në Gjilan mbahen homazhe në nderim të heroit të kombit, Kadri Zeka në 37-vjetorin e rënies së tij

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Gjilan, njofton se nesër do të mbahen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në këtë qytet.  Organizata e veteranëve ka ftuara familjet e dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së dhe qytetarë liridashës që më 17 janar 2019 duke filluar nga ora 11:00 të bëjnë homazhe të Varrezat e Dëshmorëve,  në 37-vjetorin e rënies të heroit të kombit, Kadri Zeka. Me atë rast në Gjermani kanë rënë edhe heronjtë: Jusuf Gërvala dhe Bardhosh Gërvalla.  Ne jemi krenar që e bartëm emrin e Brigadës 171 “Kadri Zeka” të Zonës Operative të Karadakut, ku kemi zhvilluar shumë beteja ku kanë rënë dëshmorë andaj të nderuar qytetarë me ardhjen tuaj i nderoni të rënët në mbrojtje të atdheut”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së në Gjilan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …