Sot në Hagë, në të ashtuquajturat Dhoma të Specializuara, është marrë në pyetje ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku. Ndërkohë është bërë e ditur se Sami Lushtaku, pas disa orë të marrjes në pyetje është larguar nga ndërtesa, por nuk ka folur se për çka është pyetur nga prokurori. Në këtë rast nuk ka folur për mediet as avokati i tij, Xhefri Najs. Ditë më parë ka përfunduar intervistën e tij shumë orëshe edhe Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së për zonën e Llapit. Ai tha se është përgjigjur seriozisht në pyetjet e prokurorit, duke shtuar se UÇK-ja e ka mbrojtur atë, e jo ai UÇK-në.
