Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministër i Jashtëm, Behxhet Pacolli, duke komentuar kërkesat e Uashingtonit që të hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka thënë se Kosova nuk mund ta refuzojë kërkesën e Amerikës. Pacolli ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka pranuar se qëndrimet e ndryshme të kryetarit dhe Kryeministrit në lidhje me dialogun me Serbinë krijojnë paqartësi. Pacolli po ashtu bën të ditur se në dialogun me Serbinë, Kosova mund të bëjë disa kompromise, të cilat, do të ndodhin në kuadër të demarkacionit me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …