Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Shkelësit e ligjit nuk duhet të gëzojnë të drejtat qytetare të njëjta me qytetarët e ndershëm

Shkelësit e ligjit nuk mund të gëzojnë të drejtat qytetare të njëjta me qytetarët e ndershëm! Çfarë rëndësie për qytetarët ka demarkimi i kufijve nëse zyrtarët kujdesen vetëm për privilegjet e tyre dhe të familiarëve të tyre!

Detyra e njerëzve që shkruajnë është t’i lëvdojnë dhe të përpiqen t’i rrisin vetitë e larta, por edhe t’i luftojnë me forcë vetitë e ulta

Kombi shqiptar ka disa veti të mira dhe disa të liga. Detyra e njerëzve që shkruajnë është t’i lëvdojnë dhe të përpiqen t’i rrisin vetitë e larta, t’i luftojnë me forcë vetitë e ulta. Mjerisht pak ka që sillen ashtu. Ka disa, të cilët çdo të padrejtë, çdo të shpifur, çdo shtazëri dhe poshtërsi e gjejnë të mirë nëqoftëse shohin ndonjë fitim për veten e tyre. 1907 Faik Konica.

Politikë “segregacioniste”, jo kushtetuese e shtetit shqiptarë  ndaj shqiptarëve, gjatë ndarjes së pasaportave shqiptare.

Shumë qytetarë të paknaqur me gjendjen aktuale kanë kaluar në depresion për “mungesë” patriotizmi. Në pamundësi të lëvizjes së lirë ata janë të diskriminuar nga politikanët e tyre. Vendimi i fundit i kryeministrit të Kosovës, për të marrë pasaportën shqiptare, ai dhe familja e tij, ishte një flakareshë për qytetarët e Kosovës, në kohën kur Departamenti i emigracionit të SHBA e njësoi atë me qytetarët e rëndomtë, duke e vu në dyshim vizën për vizitë në SHBA.

Politika “segregacioniste” e zyrtarëve të Tiranës “për dikend nënë, e për dikend njerkë”, duke favorizuar me dhënie të pasaportave shqiptare “VIP”-it e Kosovës ka krijuar nebulozë dhe zhgënjim për shqiptarët, kudo. Shqiptarët e Kosovës përveq barrës së rëndë të ballafaqimit të përditshëm me simbolet e nacional-shovenizmit serbë po grushtohen “ligjërisht” nga politikanët e Prishtinës dhe Tiranës, barrë e rëndë për ta sepse kjo do të duhej të ishte temë kruciale në bisedat e përbashkëta ndërmjet dy qeverive, edhe pse kjo para së gjithash është detyrë e institucioneve të Kosovës.

Duhet të merr vendim qeveria dhe presidenti për vendime në dobi të qytetarëve dhe për t’u mbrojtur sovraniteti i vendit, atëherë çfarë rëndësie për qytetarët ka demarkimi i kufijve nëse ata kujdesen për privilegjet e tyre dhe të familiarëve, e në anën tjetër nuk përgjigjen për  moskryerjen e detyrave.

Le të shpresojmë se do te reagoi Forca e ligjit dhe zbatimi i Kushtetutes, në të dy anët Kosovë-Shqipëri, përndryshe nuk kanë të drejtë më të qëndrojnë në ato pozita….

Të gjithë mashtruesit, falsifikatorët… janë të rrezikshëm për shoqërinë, ata duhet të evidentohen në lista të posaçme, duke ua pamundësuar emrimin apo zgjedhjen në pozita të larta publike dhe të rendësishme për vendin, pra duhet të bëhet nivelizimi i “security clearance”, varësisht nga përgjegjësitë.

Duhet të vehen vazhdimisht në shënjestër të ligjit kriminelët, ata nuk mund të gëzojnë të drejtat qytetare të njëjta me qytetarët e ndershëm.

Zyrtarët publik nuk mund të thirren në privaci nëse realizojnë benefite nga tagër paguesit, as të shoqërohen në publik nga mashtruesit, apo shkelësit e ligjit. Parimet morale duhet të shikohen si standardi i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtërngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. A është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët?

Parimet morale duhet të shikohen si standard i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtërngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. Shembuj të përkeqësimit dhe të abuzimit me pushtetin janë të përditshme, bile bile kryeministri i Kosovës i arsyeton duke u bazuar në kode mesjetare. Ka raste ku ai ishte kaput nga blici i fotografit i shoqëruar me “fajdexhinjë”; pastaj ai arsyetonte publikisht vartësit e tij që qesin me armë në publik, edhepse veprimet e tilla bien ndesh me ligjin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve. Kjo mënyrë e disktutimit te tij në publik është e panatyrshme dhe është e papranueshme, është sjellje devijante e vendosjes se tij në epiqendër të zhvillimeve shoqërore në kundërshtim me ligjin. Si të vendoset pra linja ndarëse e respektuesëve të ligjit dhe shkelësve të ligjit, nëse ligji shkilet nga ata që paguhen ta mbrojnë.

Rastet e tilla janë bërë pëditshmëri para syve të qytetarëve dhe fëmijëve të tyre, kend duhet ta kenë ata idol: “Rambon” çlirimtar, apo “Rambon” politikan, as njëri as tjetri nuk janë McCain hero i luftës dhe politikan i cili shërbeu për vendin si senator shembullor i SHBA, përfaqësues i Arizonës prej vitit 1987 deri në vdiq më 25 gusht 2018. Ai ishte edhe kandidat i republikanëve për president i SHBA më 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …