leoni

LEKAJ NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME DHOMËN E TREGTISË, INDUSTRISË DHE SHËRBIMEVE ZVICËR – KOSOVË

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me presidentin Stefan Sarkany të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë. Kjo marrëveshje i hapë rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Kjo ka një rëndësi të madhe për nismën e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilëve, për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve dhe profilizimin e kuadrove të këtij profili në vendin tonë. Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Pal Lekaj më anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, të cilin po ua japim në vijim: “Sot nënshkrova memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë, përmes së cilës i hapim rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Kjo marrëveshje është nismë e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilëve për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve. Jemi të përkushtuar që të sjellim lëvizje frytdhënëse në secilën sferë, si në këtë rast, arsimimi i të rinjve. Për #Kosovën që duam të gjithë!”,  ka shkruar ministri Lekaj në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …