Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy qeverive ka thënë se mbledhja e dy qeverive e mbajtur në Pejë ka qenë efektive dhe konkrete. Limaj ka thënë se tanimë mbledhjet e përbashkëta nuk janë thjesht takime politike dhe se mbledhja e Pejës e ka ndryshuar këtë përceptim. Ai ka thënë se tanimë dy marrëveshje veçse kanë nisur të realizohen duke paralajmëruar edhe tri marrëveshje tjera deri në muajin maj. “E para është integrimi i kufijve, lëvizja e qytetarëve. Nga marsi do të fillohet qarkullimi fluid. Dy policitë tanimë janë në një vend. Vendimi i dytë ka qenë hapja e Pikës Doganorë të Kosovës në portin e Durrësit. Pika doganorë është një pikë tranziti që të gjitha mallrat që futen në portin e Durrësit i kryen procedurat aty dhe niset për në Prishtinë. Me ketë përveç që ulim shpenzimet, kemi arritur kursimin e kohës. Hapja zyrës tregon vizionin tonë”, ka thënë Limaj. Koordinatori Kombëtar ka thënë se marrëveshjet për romingun, patentë shoferët dhe njohjen e licencave do të nisin se realizuar deri në maj të këtij viti. Sa i përket çështjes se skanerit, ai ka thënë se Shqipëria po e trajton seriozisht të gjejë një rrugë për t’ia heq ketë barrë bizneseve të dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …