Haradinaj: Më vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u tentua të shuhej zëri i Kosovës dhe e vërteta e saj

Haradinaj: Më vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës Jugosllavia u përpoq ta shuante zërin e Kosovës

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka kujtuar 37-vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Haradinaj ka vlerësuar se vizioni i tyre ishte frymëzim i të gjitha gjeneratave vijuese. Ai thotë se më vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka Jugosllavia u përpoq  ta shuante zërin e  Kosovës dhe të  vërtetën e saj. “Në 37-vjetorin, i kujtojmë me respektin më të thellë të rënët e 17 janarit 1982, veprimtarët e shquar të çështjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Me vrasjen e tre lajmëtarëve të lirisë u tentua të shuhej zëri i Kosovës dhe e vërteta e saj. Vepra e vizioni i tyre ishin frymëzim dhe udhërrëfyes i të gjitha gjeneratave vijuese në angazhimet për lirinë e vendit, deri në mobilizimin e përgjithshëm të popullit tonë, në fundin e shekullit të njëzet. Nderim i përjetshëm heronjve të kombit, që i dhanë drejtim projektit të shumë brezave, deri në lirinë e plotë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …