Kryetari Jashari merr pjesë në përurimin e Mamografit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtoreshën e OJQ “Mundësia” Hasime Tahiri dhe zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, kanë marrë pjesë në përurimin e shërbimit të mamografit në Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë, pas një fushate të mbledhjes së fondeve të udhëhequr nga Organizata joqeveritare “Mundësia”, e ku edhe Komuna e Skenderajt, në mesin e shumë donatorëve, ka ndarë mjete financiare për blerjen e këtij aparati shumë të rëndësishëm për diagnostifikim të sëmundjes së kancerit të gjirit.

“Iu inkurajoj për kontrolle mjekësore, sepse zbulimi i hershëm i sëmundjes së keqe, do të thotë shpëtim i jetës”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …