Malisheva njoftohet me programet e granteve nga Zyra Japoneze

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i shoqëruar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, drejtori për arsim, Blerim Thaçi, drejtori për emergjenca, Valon Gashi dhe drejtori për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Liridon Hoti, kanë pritur në një takim koordinatorin e projekteve pranë zyrës Japoneze në Prishtinë, Mark Rodiqi, me qëllim të informimit me grantet dhe projektet e kësaj zyre. Koordinatori Rodiqi, i ka informuar zyrtarët e Komunës së Malishevës me programet  e Zyrës Japoneze për ndihma pa kthim për institucionet komunale, në fushat e caktuara, përkatësisht me grantet që ofrohen nga Zyra Japoneze në Prishtinë dhe afatet për aplikim. Fushat në të cilat ofrohen këto grante, janë në emergjenca, shëndetësi, arsim dhe shërbime publike. Kryetari Begaj, e ka falënderuar zyrtarin pranë Zyrës Japoneze në Prishtinë, për ofrimin e informacioneve, e po ashtu e ka falënderuar qeverinë japoneze për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën në përgjithësi, e në veçanti për Malishevën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …