Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte formacion i grupeve paraushtarake sikur pretendon shtypi i Beogradit, formulim ky i pranuar edhe nga disa medie në gjuhën shqipe (sikur janë: “Bota Sot, Koha Ditore portalet e këtyre dy gazetave e disa medie të tjera), por ishte një strukturë e organizuar ushtarake e politike, e cila e udhëhoqi me sukses luftën e popullit shqiptar të Kosovës kundër regjimit okupator të Serbisë dhe e cila me ndihmën e NATO-s solli fitoren historike të shqiptarëve kundër kolonializmit dhe hegjemonisë serbe mbi trojet shqiptare. Në periudhën e pas luftës në Kosovë, prej vitit 1999 kur zyrtarët pro serbë të UNMIK-ut kishin filluar gjahun e zi kundër luftëtarëve të lirisë, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe duke u bazuar në dosjet e regjimit kriminal të Serbisë, jugo-gazetarët e disa medieve tona janë shërbyer me formulimet gjuhësore të shtypit të Beogradit, duke i përkthyer në gjuhën shqipe dhe duke pranuar përmbajtjen e qasjen e regjimit kriminal, lidhur me çlirimtarët e Kosovës. Kështu ka ndodhur edhe në historiografinë shqiptare të para luftës, kur historianët shqiptarë, gati të gjithë, pa dallim, shërbeheshin me formulimet e shkollës shoviniste të Beogradit, e cila luftëtarët shqiptarë i quante “kaçakë”, banditë, ballistë, terroristë, irredentistë e deri edhe muxhahidë. Edhe lufta dhe rezistenca 12-vjeçare e trimave çlirimtarë të Azem Galicës me bashkëluftëtarë ( 1912-1924) u quajt “Lëvizje kaçake”, nga “Koçaçki pokret”, që përkthyer mirë në gjuhën shqipe do të thotë “Lëvizje hajnash dhe banditësh”. Edhe tani 14-vjet pas çlirimit nga Serbia dhe 5 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, gazetarët e redaktorët servilë të ish-regjimeve, mbetjet gjysmake të robërisë, shërbehen me formulimet e Beogradit zyrtar, kur janë në pyetje luftëtarët e lirisë së Kosovës. Nëse në gazetën “Blic” “Kurir” apo “Novosti” shkruan “Dreniçka grupa”, apo “Lapska grupa”, gazetarët e Kohës Ditore, të Botës sot e disa gazetarucë të tjerë të portaleve, ngarendin për t’i përkthyer fjalë për fjalë këto formulime, të cilat iu shkojnë për mide dhe me të cilat pajtohen në tërësi, në raport me luftën tonë çlirimtare. Lufta e UÇK-së nuk ka qenë luftë e grupeve, por luftë e organizuar, e cila ka pasur hierarki ushtarake e politike dhe si e tillë ajo kishte tërë strukturën organizative horizontale dhe vertikale. Për shkaqe që kuptohen, regjimi i Beogradit nuk i referohej strukturës, por luftëtarët shqiptarë i quante grupe banditësh nga Drenica, nga Dukagjini, Llapi. Edhe pas luftës, kur filloi fushata e policisë së UNMIK-ut kundër çlirimtarëve shqiptarë, shumica e medieve në gjuhën shqipe trashëgoi formulimet zyrtare të Beogradit. Në këtë mënyrë, me qëllim të krijimit të bindjes se lufta ishte zhvilluar në grupe, filluan etiketimet si “Grupi i Llapit” i Drenicës, i Dukagjinit, i Kleçkës. Prapaskena e këtyre formulimeve është tejet e qartë, sepse ata gazetarë e redaktorë që kanë qenë e kanë mbetur kundërshtarë të luftës së UÇK-së, kurrsesi nuk do të pranojnë të shkruajnë e të shqiptojë formulimet e vërteta dhe realiste gjuhësore, si “ish-kreu i Luftës”, ish-kreu i Zonës Operative të Llapit, ish-kreu i luftës në Zonën e Drenicës, të Dukagjinit, Pranimi i këtyre formulimeve reale, disa redaktorëve iu duket edhe pranim i asaj lufte, andaj ata kanë marrë pozitë të qartë diferencuese duke e quajtur –ish komandantin e SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi, kryetar të grupit të Drenicës, ish-komandant Çelikun, Fatmir Limajn, kryetar të “Grupit apo “Rastit” të Kleçkës, ish-komandantin e Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, kryesues të “Grupit të Llapit’, komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ish kryesuesin e “Grupit të Dukagjinit” e kështu me radhë. Qasje e tillë, jo vetëm që është e gabuar në aspektin e interpretimit të luftës së UÇK-së, por i shërben në radhë të parë EULEX-it dhe opinionit antishqiptar, si mbulesë, për të krijuar bindjen se po dënohen grupe njerëzish për krime lufte dhe jo kreu drejtues i saj, edhe pse një javë më parë është arrestuar pikërisht komandanti i SHP të UÇK-së, ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi. Pavarësisht këtyre qëndrimeve të disa redaktorëve, pavarësisht disa gjysmakëve shpirtshitur te serbët, që po i brohorasin dhe po e mbështetin EULEX-in në gjahun e tij inkuizicional kundër vlerave të luftës, dielli nuk mbulohet me shoshë, as lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk zbehet për shkak se po sulmohet nga qarqet pro serbe, përkundrazi ajo po kalitet dhe aspirata e saj për bashkim kombëtar ka mbetur e vetmja digë në të cilën ajo do të mobilizojë të gjitha forcat, në të ardhmen. Rikthimi në qendrën e Prishtinës i brohoritjes: “Krejt Kosova UÇK”, marshimi në protestë të dhjetëra mijëra çlirimtarëve dhe liridashësve nga Kosova e më gjerë, është një realitet jo vetëm domethënës, por një realitet faktik, historik që aktualisht po manifeston kundërshtim kundër EULEX-it, ashtu sikur kishte manifestuar kundërshtim, jo vetëm me protesta në vitin 1998/1999 kundër regjimit kriminal të Serbisë së Milosheviqit. Formulimet denigruese gjuhësore kundër UÇK-së të disa medieve në Kosovë, argate të regjimit të Beogradit, nuk e ulin vlerën e kësaj lufte, nuk i sjellin kurrfarë dëmi, por ata vetë në shkrimet dhe shkarravinat e tyre nxjerrin në sipërfaqe qëndrimet e tyre para lexuesve, shikuesve e dëgjuesve, duke rikonfirmuar edhe qëndrimet e tyre kundër luftës së UÇK-së. Është fat i madh që gazetarët e vetë deklaruar si profesionistë nuk kanë mjete e mënyra të tjera për të na luftuar, përveç deformimit të fjalëve, sintagmave dhe kuptimeve dhe pretendimeve të disave prej tyre për të barazuar luftën e UÇK-së me luftën kriminale të regjimit të Milosheviqit kundër shqiptarëve.. Është për keqardhje që edhe disa gazetarë me kredibilitet shërbehen me formulime të tilla dhe pa e vrarë mendjen bien pre e inskenimeve e ngrehinave të Beogradit, jo sepse pajtohen me ato formulime, por sepse tregohen neglizhentë dhe nuk tregojnë syçeltësinë e duhur në qasjen e drejtë dhe shkencore ndaj kësaj problematike. RKL: Me Konventën e Gjenevës, spiunët nuk e gëzojnë të drejtën e statusit të të burgosurit të luftës Protestat e veteranëve të UÇK-së dhe shqiptarëve liribërës e liridashës të Kosovës, në mbrojtje të dinjitetit të eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, i treguan EULEX-it, Beogradit dhe Kremlinit, se UÇK-ja është dhe do të jetë, se vlerat e saj çlirimtare i ka përkrahur dhe i ka mbështetur Aleanca ushtarake Veriatlantike dhe tërë bota demokratike përparimtare, se pavarësia e Kosovës është rezultat i luftës çlirimtare dhe aspirata për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm është domosdoshmëri historike, me qëllim për t’i faktorizuar shqiptarët, të cilët në Ballkan ende jetojnë në dy shtete sovrane dhe në tri shtete okupatore. Ky mesazh, që kanë dhënë veteranët gjatë protestës së fundit, më 27 maj 2013 i ka çorientuar nostalgjikët e jugosllavizmit, jashtëqitjet e Serbisë ende të mbetura aty këtu në Kosovë, analistët e vetëshpallur të portaleve pa identitet profesional e kombëtar dhe të gjithë ata mijtë e portaleve e forumeve, të cilët mllefin e tyre kundër vlerave të luftës e derdhin pas pseudo-emrave, dhe në botën e tyre të varfër jetojnë si urithi nga frika e diellit rrezatues të UÇK-së, duke pritur që Serbia një ditë të kthehet në Kosovë, sepse kështu paska thënë dhe paska premtuar besniku i kriminelit Milosheviq, pionieri i tij, Daçiq. Debatet kundër UÇK-së janë turpi i një segmenti të gazetarisë së Kosovës, i gazetarëve, që veten e tyre e quajnë profesionistë dhe i disa klaneve të medieve tashmë të njohura dhe mirë të identifikuara për fushata djallëzore kundër luftës çlirimtare. Këta nostalgjikë të jugosllavizmit, edhe pse nuk janë shumë në numër në krahasim me “armatën” e tërë të gazetarëve liridashës të Kosovës, pretendimet e tyre të mjera kundër luftës i nxjerrin në sipërfaqe sa herë që EULEX-i burgos ish-eprorë, apo ushtarë të UÇK-së. Është e natyrshme që në Kosovë të ketë ende jugonostalgjikë, shqipfolës, sepse 80 vitet e sundimit gjakatar serb në vendin tonë kanë lënë jo vetëm shijen e hidhur dhe të pariparueshme në disa familje me martesa të përziera, por edhe një numër të madh mercenarësh, të cilët kanë ndëshkuar, kanë vrarë dhe kanë persekutuar shqiptarë liridashës, në zbatim të politikës së shfarimit të shqiptarëve nga regjimi serb, sidomos pas vitit 1945, kur Kosova dhe trevat e tjera kishin rimbetur nën RSFJ-në. Është po ashtu iluzore të mendosh dhe të pretendosh se këta mercenarë janë tretur me rastin e dëbimit të ushtrisë dhe policisë gjakatare të Milosheviqit, në qershor të vitit 1999, sepse edhe nëse shumë prej tyre ikën dhe nuk u dukën kurrë më në Kosovë, ata kanë lënë bijtë dhe bijat e tyre, mjerisht edhe nipër e mbesa, të cilët nuk mund të akuzohen për veprat e baballarëve dhe gjyshërve të tyre, përveç në rastet kur ata mbrojnë me këmbëngulje “vlerat” e regjimit okupator serb dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me ta në dëm të pavarësisë së vendit. Pretendimet se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime lufte, janë pretendime ogurzeza, që burimin e kanë në politikën konstante, thellësisht antishqiptare të Beogradit. Mirëpo, këto pretendime deri tani kanë mbetur dhe do të mbesin vetëm paragjykime, vetëm dyshime për krime lufte dhe asgjë më shumë. Rrahja, keqtrajtimi, vrasja e kolaboracionistëve, askund në botë dhe me asnjë konventë ndërkombëtare nuk trajtohen si krime lufte, por si krime të rëndomta, që kanë ndodhur dhe ndodhin në çdo luftë dhe jo vetëm në luftë, dhe jo vetëm në Ballkan, por kudo në botë. Duke folur lidhur me këtë çështje, koloneli i ushtrisë shqiptare, Dilaver Goxhai, zëvendës i shefit të Shtabit të Përgjithshëm gjatë luftës, duke u mbështetur në Konventën e Gjenevës thotë për Radion-Kosova e Lirë: “UÇK-ja kishte të drejtë t’i arrestonte, t’i merrte në pyetje dhe t’i ndëshkonte sipas shkallës së fajit, të gjithë kolaboracionistët, që ndryshe quhen spiunë, pasi ata i jepnin armikut, informata për lëvizjet dhe përbërjet e UÇK-së. Dhe këtë të drejtë, UÇK-së ja jepte Neni 46 i Protokollit të I-rë Shtesë i Konventës së Gjenevës të vitit 1977, ku thuhet se, “bashkëpunëtorët civilë të armikut, në një luftë çlirimtare quhen spiunë dhe nuk gëzojnë të drejtën e statusit të të burgosurit të luftës. Si të tillë, kolaboracionistët nuk ka të drejtë asnjë lloj gjykate t’i marrë në mbrojtje”. Kolaboracionistët i ka dënuar jo vetëm Konferenca e Jaltës, por edhe Gjykata e Nurenbergut, vendime të cilat janë në fuqi sot e gjithë ditën. Është e pafalshme për një “moderator” të një mediumi, që e konsideron veten serioz, i cili merr guximin për të ballafaquar opinionet për dhe kundër UÇK-së, dhe nuk fton në emision njohës të praktikave dhe doktrinave ushtarake, por mjaftohet me debatues, që nuk e plotësojnë nivelin e dijes elementare të problemit që trajtohet. Në një rast të tillë, udhëheqësi i emisionit, ballafaqimin e opinioneve e bën për interesa të veta dhe të klanit të cilin e përfaqëson, por assesi për interesin e publikut, në asnjë mënyrë për zbardhjen e realitetit, por me të vetmin qëllim, përpjekjen konstante për diskreditimin e vlerave të një lufte çlirimtare dhe krijimin e bindjes se edhe shqiptarët paskan kryer krime lufte, sikur serbët. Pranimi i këtij konstatimi bëhet me qëllim për diskreditimin e luftës dhe barasvlerësimin e krimeve, kërkesë kjo e Serbisë zyrtare, e mbështetur fuqishëm nga EULEX-i dhe një segment i politikës pro serbe të BE-së. Meqë përpjekjet e tilla të qarqeve kundër UÇK-së për 14 vjet rresht nuk arritën të ndryshojnë asgjë në këtë drejtim, besojmë se gjatë viteve në vazhdim, jugonostalgjikët, sharësit e UÇK-së, degjenerikët, gjak përzierit dhe atdhe mohuesit do të harrohen bashkë me kalimin e kohës dhe ngordhjes së aspiratave hegjemoniste e kolonialiste të Serbisë ndaj tokave shqiptare. Brohoritja: “Krejt Kosova UÇK”, ua ka zënë dhe po ua zë frymën kolaboracionistëve të të gjitha regjimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë
Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …