Të drejtë aplikimi në grantin e komunës së Ferizajt kanë të gjitha bizneset prodhuese komunale

Me qëllim të njoftim se kush mund të jetë përfitues i grantit mbështetës që komuna e Ferizajt po planifikon t’i ndajë për bizneset prodhuese, zyrtarë të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, gjatë një konference, kanë bërë të ditur se, interesimi i bizneseve për të qenë përfituese është tepër i lartë. Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në komunën e Ferizajt, Zekir Bytyqi, ka thënë se këtyre ditëve vërehet një interesim i bizneseve për t’u pajisur me aplikacion. Madje ka shtuar se qëllimi i këtij granti ka të bëjë me krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të punës, teksa ka shtuar se kriteri kryesor i përfitimit është se biznesi duhet të jetë prodhues, e asesi ndonjë veprimtari tjetër. Me këtë rast nga konkurrimi i ka përjashtuar veprimtaritë tregtare, të ndërtimit dhe ato bujqësore. Bëhet e ditur se vlera e këtij projekti komunës së Ferizajt do t’i kushtoi hiq më pak se 100 mijë euro, ndërsa do të përfitojnë 30 biznese. Drejtori Bytyqi ka shtuar se afati i aplikimit do të jetë deri më 25 janar, ndërsa pas mbylljes së këtij afati, një komision i formuar do të merret me hartimin e një liste preliminare. Komuna e Ferizajt kështu ka filluar të përmbush edhe një zotim që kryetari i komunë së Ferizajt, Agim Aliu, e ka bërë më të marrë pushteti. Kjo po shihet si një mundësi e mirë që krahas rritjes së kapaciteteve prodhuese, bizneset të angazhojnë edhe fuqi punëtore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …