leoni

Në disa rrugë të Beogradit, mbërritja e Putinit u prit me shkrimet: “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi”

Në disa rrugë të Beogradit, mbërritja e Putinit u prit me shkrimet: “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi”

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin  tha se autoritetet në Prishtinë kanë hedhur disa hapa polemizues se fundi sikur ishte krijimi i Ushtrisë së Kosovës, një shkelje kjo e rezolutës në fjale sipas tij. Rusia ndan të njëjtin shqetësim me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin, është shprehur Putin. Duke përsëritur se nuk sheh një zgjidhje të afërt mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin. “Serbia është gjithmonë e gatshme për negociata dhe kompromis, por nuk pajtohet me poshtërimin” , ishin fjalët e tij. Të njëjtin qëndrim, sikur e tha dhe vete, ia ka shprehur edhe homologut rus kur kanë biseduar për Kosovën, te cilin e ka informuar për gjithë çfarë ndodh në Kosovë, duke përfshirë edhe tarifën mbi mallrat serbe. Vuçiç pretendon se ka marre nga Putini mbështetje të konsiderueshme. Shefi i Kremlinit drejton vizitën e një delegacion të lartë shtetëror rus në Serbi, ku iu rezervua një pritje madhështore. Në disa rrugë të Beogradit, mbërritja e Putinit u prit me shkrimet: “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …