ABUZIMI I “ZAGARËVE”
Nëse përgjimi i telefonave të politikanëve është bërë me qëllim të ndëshkimit të të korruptuarve, atëherë publikimi i “përgjimeve” është patriotizëm qytetar dhe kushtetues – në shërbim të së mirës publike…është një hap i mirëpritur. Natyrisht politikanët dhe ministrat që bëjnë tonelata të parave me anë të mjeteve të paligjshme do të kundërshtojnë ketë!
(Phone tapping: If phone tapping on politicians are done with the intention of punishing the corrupt one, it is a welcome step. Of course the politicians and ministers who make tons of money through illegal means will object to the same.)
Tema me e nxehtë “përgjimi”, dhe të gjitha luhatjet të cilat janë krijuar në media rreth asaj se a është shkelur e drejta e privacisë, lidhur me përgjimin…, them me bindje të plotë se nuk eshte shkelur privacia, përkundrazi është bërë shkelje ligjore e zyrtarëve dhe te njëjtit duhet të ndiqen penalisht, të japin dorëheqje, ose së paku të kërkojnë falje publike, ja pse:
- Telefonat celular që kanë përdorur janë “government property” pronë e shtetit.
- Mbushja e telefonave celular është bërë me parat e taksapaguesve.
- Koha kur kanë folur të apostrofuarit është kohë e kryerjes së punëve qeveritare, dhe se është bërë në orar të punës
- Të apostrofuarit paguhen me rrogë peër të kryer punët e shërbyeseve të qytetarëve.
- Fjalori i përdorur është “harassment” shkelje e rëndë e detyrave të punës dhe njollosje e institucioneve të shtetit.
Shumë nga dilemat etike të vështira lindin në marrëdhëniet në mes jetës personale dhe publike të një politikani. Cilat dilema etike janë ngritur nga sjellja personale e një politikani? Njëra është “pamaturia rinore.” Nëse një zyrtar publik ka marrë drogë shumë vite më parë, a është ky i përshtatshëm për karakterin e tij të tanishëm? A është kjo një temë e përshtatshme për diskutim publik? Çfarë ndodh nëse ishte pamaturi, ishte vjedhës, si i ri, apo që ka pasur paradispozita rrugaqërie, si i ri, të bixhozgjiut…? Ndonjë pabesi martesore? Disa udhëzime që mund të ndihmojnë në përcaktimin e “statutit të kufizimeve” të pamaturive të tilla do të jenë:
- A është i lidhur politikani akoma me këto sjellje?
- A ishte politikani hipokrit? Për shembull zbulimi i një afere është më e dënueshme për politikanin sesa mbështetja që ka pasur për “virtytet familiare” gjatë fushatës.
- A ka ndodhur që sjellja të krijojë një konflikt interesi me detyrat zyrtare?
- A kishte ndonjë efekt të dukshëm sjellja në ngritjen e klimës më të madhe të moralit?
Një grup tjetër i vështirë i çështjeve është ngritur nga sjellja që mund të jetë moralisht e përkryer , por ende mund të ketë ndikim potencial të dëmshëm në punën e politikanit. Një shembull është sëmundje mendore. Në zgjedhjet e 1972, Thomas Eagleton u kandidua për zëvendës president derisa lufta e tij me depresionin doli në media, dhe ai u tërhoq nga hyrja në pushtet. A është e arsyeshme që publiku të vlerësojë kandidatët, bazuar në shëndetin e tyre mendor?
Publiku duhet gjithashtu të jetë i vetëdijshëm për mënyrat të cilat mund t’i përdorë një politikan për të fituar avantazh nga jeta personale. Ato mund të jenë aq të imëta sikurse kryetari i bashkisë të përdorë autoritetin të thrras emërgjencën, për të marrë informata nga ngjarjet po aq të rëndësishme të ujit dhe të kanalizimit dhe të kërkonte favore detyruese seksuale në këmbim të shërbimit falas. Këto akte të kryera “nën hijen e zyrës” (me pretekstin zyrtar se kanë autoritet që në të vërtetë nuk e kanë) a rrisin vërtetë të tëra dilemat etike, ato janë thjesht me rregulla të gabuara.
Sjellja personale e politikanëve mund të bëhet fushë legjitime e shqetësimit publik
Gjithkush, përfshirë figurat publike, ka të drejtë në privatësi. Por kur një person kalon në jetën publike, ai ose ajo duhet të kuptojë: Disa çështje që mund të konsiderohen private për një individ mund të bëhen çështje të arsyeshme të interesit publik, kur ai individ pretendon të rend për zyrë, apo veç është në zyrë. Duke u bërë shërbëtor publik nënkupton vënien e interesit të publikut para atij personal. Rasti i përgjimit të telefonave të shërbyesve publik në rastin konkret të 31 CD-ve, disa nga ato u bënë publike, të apostrofuarit keqësisht po i ndërlidhin me privatësi; nuk u dha ndonjë detaj për konto të tyre private, për sëmundje të ndonjërit nga anëtarët e familjes, të sjelljes së fëmiut në shkollë apo gjëra të tjera të natyrës private. Ajo që u bë publike ishtë mënyra banale e komunikimit në mes të shërbyesve civil, bartës të institucioneve shtetërore, të cilët abuzuan pronën shtetërore (telefonat celular, të blerë me parat e taksa paguesve, koha kur janë zhvilluar bisedat nuk ishte e lirë, por zyrtare, mbushja e telefonave ishte me parat e taksa paguesve, dhe ata për kryerjen e detyrave zyrtare marrin rroga, pra nuk ka të bëjë asgjë me privacinë e tyre!)
Si po duket kjo në praktikë? Ka lënë pasoja të rënda në sjelljen e zyrtarëve, dhe në zbehjen e autoritetit të tyre, ata nuk gëzojnë më besimin e qytetarit. Ç’është edhe më keq arroganca e tyre mospërfillëse dëmton edhe më shumë imazhin e institucioneve “demokratike”. Gjithkush do të tërheqë vijën në mes të personales dhe të publikes në vende pak më të ndryshme, të niveleve më të ulta institucionale, dhe kjo praktikë mund të pranohet edhe nga gjykatat si arsyetim i rasteve të ngjashme të fyerjes dhe njollosjes së institucioneve, apo nëse kalohet heshtazi para këtij uragani, duhet të lejohet edhe nga kryeparlamentari ky arsenal i shprehjeve fyese, të zyrtarizohet!? Por në përgjithësi, në qoftë se një çështje private ndikon në kryerjen e detyrave të zyrtarit, shumica e njerëzve do të pajtoheshin se nuk është më private. Kështu, për shembull, presidenti i Shteteve të Bashkuara paraqet gjendjen fizike shëndetsore çdo vjet, e cila bëhet publike, për shkak se gjendja e tij ose e saj shëndetësore është e një rëndësie kyçe për kombin amerikan. Në mënyrë të ngjashme, sëmundjet që ndikojnë në performancën e punës të zyrtarëve vendorë mund të jenë subjekte legjitime të hetimit. Sjelljet që mund të pengojnë performancën, si abuzimin e substancave, janë çështje të interesit publik. Problemet financiare, veçanërisht nëse një person me përgjegjësi buxhetore ka pasur më heret probleme finaciare, mund të jenë edhe çështje tjera të lidhura ngusht me këto, sepse një politikan përfaqëson publikun. Zgjedhësit do të përfaqësohen më mirë në qoftë se ai ose ajo praktikon virtytet e ndershmërisë dhe besueshmërisë në jetën personale dhe private. Reputacioni i zyrtarëve lokalë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në klimën e biznesit të qytetit apo të ketë mbështetje publike për nisma vendore, në mënyrë që sjellja personale e politikanëve mund të bëhet fushë legjitime e shqetësimit publik.
A mund të jetë një politikan etik në publik, nëse ai ose ajo është joetike në jetën private?
Në sedër, kjo pyetje është një formë e një debati të gjatë etik në lidhje me atë që quhet “bashkimi i virtyteve”. Për shumicën e filozofëve të lashtë grekë, një person nuk mund të ketë njërën ndër virtytet-thelbësore, guximin, vetpërmbajtjen, dhe drejtësinë-pa i poseduar të gjitha. Si, mund të quani, një person i cili nuk mund të kontrollojë oreksin e tij ose të saj (nëse është i papërmbajtur) a ka mundësi të jetë ai apo ajo i/e kujdesshme? Sipas Profesorit të Filozofisë dhe klasikëve, Scott LaBarge, Sokrati besonte se virtyti ishte një çështje e të kuptuarit, dhe se së pari një person duhet të kuptojë të mirën dhe të keqen, ai ose ajo do të jenë të natyrshëm të butë, të guximshëm, dhe vetëm të kujdesshëm; Aristoteli argumentoi se virtyti kishte këtë komponent intelektuale, por duke përfshirë edhe virtytin e karakterit-që është, zhvillimi i normave të sjelljes me trajnim adekuat. Pra, LaBarge shpjegon, Aristoteli kuptoi se është e mundur në njerëz me trajnim të pamjaftueshëm, për pasion të mbizotërojë arsyeja, kështu që njerëzit mund të shfaqin disa virtyte dhe jo të gjithat. Megjithatë, LaBarge tha Aristoteli do të argumentonin se udhëheqësit duhet të kenë “virtytin e vërtetë, ku të gjitha pjesët emocionale dhe shpirtërore janë vendosur në të njëjtin drejtim”, që është, në drejtim të të mirës. Shumë njerëz ende mbahen për unitetin e virtyteve, për të bërë rastin më real, për shembull, një politikan që mashtron gruan e tij nuk ka mundësi që dikush t’i besojë edhe biznesin publik.
Gjithashtu, në traditën klasike, ata argumentojnë se një nga detyrat kryesore të sferës publike është arritja e modelit edukativ për të ndihmuar ngritjen e personalitetit te brezat e ardhshëm për të arritur njohuri, po edhe të bëjnë gjëra të duhura. Në këtë kontekst, një shërbëtor publik duhet të shërbejë si një shembull i sjelljes së mirë, për të tjerët.
LaBarge vetë është marrë me pyetjen nëse një politikan mund të jetë joetik në një fushë dhe a mund të vazhdojë të jetë udhëheqës i mirë. Në fund të fundit, kariera politike do të duhej të ishte e përfunduar.
Zyra politike nuk është ajo që ishte më heret. Ne nuk kemi marrëveshje në lidhje me atë çfarë lloj personaliteti ne duhet të formësojmë, kështu që nuk mund të presim domosdoshmërisht që një zyrtar publik të jetë një shembull moral. Më e rëndësishmja, ka qenë një ndryshim rrënjësor se çfarë lloji të ekspertizës presim që liderët tanë të kenë. Për atë më heret, ekspertiza e kërkuar ishte ekspertiza morale, dhe të kuptuarit e asaj se çfarë lloj të karakterit ne duam ta kenë të tjerët dhe se si ne do të arrijmë këtë. Por sot, ne presim që liderët të kenë lloje krejtësisht të ndryshme të ekspertizës: ekonomike, politike, publike. Nëse ju do të dilni jashtë dhe të pyesni njerëzit, shumë nga ta ndoshta do të presupozojnë se të jesh me moral, në vend të parë, mund të përfshijë edhe ekspertizën .