Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: A do to të lehë serbisht qeni i Sharrit?

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi, dëshmoi  edhe një herë miqësinë shekullore në mes këtyre shteteve sllave. Kjo, nuk ishte aspak e befasishme, madje as e pa pritur. Por, shqetësimi është dhurata nga presidenti serb Vuqiç, Qenin e Sharrit, ka informacione se serbët e konsiderojnë si të vetin.

Edi Rama, ka bërë shumë në politikë, sidomos kur i mundësoi shqiptarëve liberalizimin e vizave, por së tepërmi më pëlqeu kur e shkarkoi Ministren e Kulturës, sepse sipas mendimit tim ajo është dashur të jetë më aktive për ta penguar serbizimin e Lahutës. Në një program televiziv, kushtuar Lahutës, së tepërmi më preku emocionalisht një rapsod i Lahutës, i cili me shpirt dhe zemër qau, kurse unë nga emocionet, të vetmin “lehtësim” e gjeta për ta ndërruar kanalin televiziv.

Është fatkeqësi e madhe që kemi kësi lloj fqinjësh, të cilët me shekuj nuk u ngopën duke na tkurrur në këtë territor, kurse për momentin janë vërsulur në luftëra kibernetike, kulturore sikur ishte rasti me mos-pranimin e Kosovës në UNESCO dhe rasti i fundit skandaloz kur e serbizuan Lahutën. Duke u bazuar në këto fakte i vetmi shpëtim është unifikimi i faktorit politik dhe i Diplomacisë. Një unifikim i tillë për fat të keç, as që ka shenja pozitive. Deri sa në Kosovë, sado-kudo diçka po kamuflohet, në Shqipëri kemi një opozitë të harlisur, e cila nuk din ç’bën, as nuk din si të veproj, totalisht ka hyrë në një situatë kaotike pa rrugëdalje.

Për të satën herë opozita në Shqipëri  kishte rast dhe mundësi të fitojë poenë politik kundrejt gabimeve të Qeverisë, siq ishte rasti me pagesën në Rrugën e Kombit, dhe në vend që ta shfrytëzojë me poena politik , ajo zgjidhte vandalizmin duke u denigruar politikisht. Por rastin më të mirë për tu ngritur politikisht e kishte për Lahutën. Këtu është dashur që opozita të jetë këmbëngulëse, se ky ishte një dështim për çdo kritikë. Por, kjo opozitë e shëmtuar politike në Shqipëri e tregoi pafytyrësinë e vet, se për ta nuk është në pyetje Shteti por pushteti, me këto ambicie primitive opozita në Shqipëri e ka humbur çdo kredibilitet politik.

Edhe në Serbi, opozita filloi me disa demonstrata, por ato ishin krejt politike normale, por kur filloj edhe atje situata pak a shumë të acarohet, dihet këtu vjen “Ujku i Vjetër” Rusia dhe i qetëson. Putinit iu bë një pritje madhështore në Serbi, kjo nuk është ndonjë risi. Por brengosëse ishte dhurata me Qenin e Sharrit. Sa i përket Qenit të Sharrit, këtu tri kombe pretendojnë se u përket atyre. Serbët e konsiderojnë si të tyre, edhe maqedonët kanë të njëjtat pretendime. Por më e afërta dhe më e sakta është se Qeni i Sharrit i takon shqiptarëve. Arsyetimi është fare i qartë: Qeni i Sharrit egziston që nga kohërat ilire, pra para se të vijnë sllavët nga Karpatet. Ky duhet të jetë Argument i fortë. Ministrat e Kulturës të Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të jenë vigjilent e të mos bëjnë më gabime të pa riparueshme. Mos e dashtë Zoti nëse lejojmë që Qeni i Sharrit të lehë serbisht, ky do të jetë Kapitullim i Politikës Shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …