Ramush Haradinaj ka folur për grevën në shëndetësi, gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kryeministri ka folur për grevën në shëndetësi, gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm, i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit, kam kërkuar që krejt sektorëve t’i rriten pagat përveç kryeministrit “ tha Haradinaj. Punonjësit shëndetësorë janë në grevë që nga muaji dhjetor, ata kërkojnë paga në nivel me prokurorë e gjyqtarë. Nga greva u tërhoqën disa, derisa tani grevën e vazhdojnë kirurgët dhe ortopedët. Ndërsa nga 14 janari, në grevë kanë hyrë edhe institucionet arsimore në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …