Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë, shprehë shqetësimet për Draft-Ligjin e pagave

Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë, shprehë shqetësimet për Draft-Ligjin e pagave

Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës, shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët Draft Ligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës të paraparë në Shtojcën 1 të tij si dhe me dispozitat tjera nuk po i eliminon praktikat diskriminuese te krijuara deri me tani dhe nuk po shihet që do të sigurojë një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik.

SP e Pylltarisë shprehe pakënaqësi lidhur me problemet e përditshme te punonjësve te pylltarisë gjate detyrave te punës (rojat e pyjeve, stafi teknik dhe inxh.e pyjeve) që janë parashtruar edhe kohë më parë organeve përgjegjëse te MBPZHR, Kryetarit te Asociacionit te Komunave te Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me problematikat e mëposhtme:

Mungesa e mbështetjes institucionale ne mbrojtjen fizike, mbrojtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e jetës te punonjësve;

    Jo kompensimi i pagesës për kushtet specifike te punës; Rrezikshmëria ne pune për rojet e pyjeve, rojet e parqeve dhe komplet stafin teknik;

    Armatim jo përkatës te rojeve te pyjeve, te cilat ne shumicën e rasteve paraqesin pengese ne lëvizje dhe kryerjen e obligimeve të punës;

    Mungesa e armatimit te rojeve te parqeve;

    Sigurimi i uniformes se terrenit e cilësisë se dobët;

    Punësimi, avancimi dhe gradimi i te punësuarve ne baza politike, familjare dhe jo ne baza meritore;

Mirëpo, Draft Ligji i Pagave, ka shkaktuar aq shumë pakënaqësi të sindikalistët saqë në takimin e mbajtur me datën 16.01.2019 ne lokalet e BSPK-së, u mor vendim që nëse nuk realizohen kërkesat e parashtruara nga kjo sindikatë, sidomos sa i përket rritjes së koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e Pagave jemi të detyruar që të ndërmarrim veprime të presionit sindikal ashtu siç po bëjnë edhe sindikalistët tjerë për realizmin e të drejtave të punëtorëve.

Ndaj, SP te Pylltarisë bënë thirrje që sa më shpejtë çështjet e adresuara të zgjidhet në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmerr veprime tjera sindikale për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal.

Prishtinë,18.01.2019                                      Kryesia e SP te Pylltarisë

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …