Isa Mustafa: Duke e mospërkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani nuk e ka respektuar LDK-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se Gjykata Speciale i është imponuar Kosovës dhe ka pas presion të madh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Gjykata Speciale i është imponuar Kosovës. Ai ka thënë se preson të madh ka pasur nga SHBA. Në kohën kur ai ishte kryeministër e kur Gjykata Speciale ishte votuar në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij ka pasur presion të madh nga Shtetet e Bashkuara që kjo gjë të pranohet nga Kosova, pasi përndryshe do të formohej në mënyrë të njëanshme me përkrahjen e Rusisë dhe Kinës. “Askush se ka bërë këtë me dëshirë, as deputetët që e kanë votuar, as themi tash presidenti i cili fajësohet tash”, deklaron Mustafa. Ai ka shtuar edhe pse tani janë në pozita krejtësisht të kundërta me kryetarin Thaçi, nuk mund ta fajësojë atë për atë kohë pasi është munduar shumë tek njerëzit me të cilët ata kanë diskutuar në atë kohë, ta mbrojë mendimin që të mos bëhet një gjykatë e tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …