leoni

RKL: Kush qëndron pas “Trojkes” bastarde: “Luba-Beni-Buzha dhe Company”?

Edhe 14 vjet pas luftës dhe fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër fashizmit okupator serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës, Kosova ka mbetur peng i politikave të gabuara të kreut qeveritar, i cili nuk është treguar në nivelin e duhur e të domosdoshëm të dijes politike, por as në nivelin e domosdoshëm  të përgjegjësisë kombëtare, në bisedime me  shtetin që na ka mbajtur 87 vjet nën okupim duke ushtruar një politikë sistematike barbaroide e gjenocidale kundër kombit tonë. 


 


Pikërisht, për shkak se klasa politike e Kosovës, shumica syresh, përveç Vetëvendosjes, për hir të “partnerëve” ndërkombëtarë pranoi të negociojë madje edhe statusin e Kosovës së pavarur, pranoi të nënshkruajë marrëveshje që Kosovën e lë peng nën sovranitetin e Serbisë, situata e përgjithshme në vendin tonë ka filluar të degjenerohet dhe të mjegullohet deri në nivel të një shpërthimi të mundshëm të revoltave qytetare të forcave liridashëse të vendit.


 


Të gjitha zhvillimet politike në Kosovë  prej 19 prillit  janë përshkuar me një hallakatje opinionesh e mendimesh të ndryshme të forcave brenda nesh, ndërkohë që Serbia përmes EULEX-it ka intensifikuar si asnjëherë më parë fushatën kundër vlerave të luftës së UÇK-së dhe kundër pavarësisë së Kosovës.


Kjo gjendje ka rezultuar me një varg lëshimesh, që kreu i Qeverisë së Kosovës i ka bërë dhe po vazhdon t’ i bëjë Serbisë, me qëllim për t’i trimëruar kriminelët serbë të kthehen në vendin e krimit, paraprakisht duke amnistuar me ligje veprimet e tyre kriminale prej fillimit të luftës së UÇK-së  e deri më 20 qershor të vitit 2013. Amnistia ka ringjallur edhe mendjet bastarde shqipfolëse e shqip-shkronjëse, të cilët janë bërë apologjetë të rikthimit të Kosovës nën Serbi, sepse sipas mendjes së tyre, të retarduar,  pjesëtarët e UÇK-së qenkan fajtorë pse kanë luftuar regjimin e kriminelit Milosheviq.


 


Kjo mendësi bastardësh ka shkuar  tepër larg në fushatën kundër luftës dhe fitores së Kosovës, ka shkuar aq larg sa ka  arsyetuar veprimet kriminale të Milosheviqit kundër popullatës shqiptare.


Nuk është fjala se kemi të bëjmë me disa bastardë, të markës: Luba-Beni-Buzha, sepse të tillët i prodhon çdo komb në botë, por pas veprimeve të koordinuara të këtyre bastardëve, është për t’u besuar se  fshihet një segment i rrezikshëm i politikës zyrtare të vendit, e cila pretendon me çdo kusht normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, qoftë edhe me koncesione që prekin edhe fonadamentin e pavarësisë së vendit. Ky insistim nuk po fshihet as po bëhet prapa perdeve, por po bëhet krejt haptas, në pikë të ditës.


 


Nuk u afishuan rastësisht shkrimet fyese e denigruese kundër UÇK-së, madje edhe kundër Legjendarit Adem Jashari, kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, pikërisht në këtë moment historik, nëpër të cilin po kalon vendi ynë.  Nga sulme të tilla të bastardëve, UÇK-ja nuk është kursyer asnjëherë, por gjatë muajve të fundit vërehet trimërimi i forcave retrograde dhe i bashkëpunëtorëve të Milosheviqit.


Treshi bastard: Luba-Beni-Buzha, është vetëm paraloja e djallëzisë, e cila e ka zbuluar paksa maskën, ndërsa “fronti” i së keqes është duke pritur reagimet, me qëllim për ta matur pulsin, duke llogaritur në përçarjen e madhe, ende të pa afishuar brenda PDK-së dhe intensifikimin e arrestimeve të  luftëtarëve të lirisë nga EULEX-i.


Loja e djallëzisë tashmë i ka ndezur fitilat e parë. Nuk ishte i rastësishëm shkrimi i Lubës, as përkrahja e fuqishme e Benit, por as paraqitja e Buzhalës duke quajtur fashist kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe duke përshëndetur “guximin” e sharësve të UÇK-së. Nuk kemi të bëjmë me reagime të pamatura të disa gazetanxirësve, përderisa redaksia dhe stafi i gazetës Ekspress,  të cilën e mbështet fuqishëm Qeveria e Kosovës, quan fashist kryetarin e Kuvendit, vetëm sepse reagon kundër shkrimeve të tilla abuzive, të dënuara në aspektin kombëtar në  çdo vend të botës demokratike përparimtare.


 


Ky portal plehrash boton shkrime përbuzëse kundër legjendarit Adem Jashari, pikërisht në kohën kur nxirren para gjyqit disa veprimtarë nga  bërthama çlirimtare e Adem Jasharit, në mesin e tyre edhe luftëtari, ish-eprori i UÇK-së, Sahit Jashari i cili i ka dhënë lirisë së Kosovës 12 dëshmorë nga familja e ngushtë.


 


Kjo fushatë ka për qëllim ta hulumtojë opinionin sesi do të  reagojë kur përdhoset figura e Adem Legjendarit. Kjo matje e pulsit bëhet me qëllim për t’i bindur kriminelët serbë, se jo të gjithë shqiptarët identifikohen me Adem Jasharin e UÇK-në, andaj kur kriminelët serbë  të kthehen në Kosovë duhet ta bëjnë gjumin e qetë dhe të mos merakosen se do të hakmerret kush kundër tyre, përderisa askush nuk do të hakmerret kundër bastardëve, Luba-Beni-Buzha e Company.


Realisht hakmarrja kundër këtyre majmunëve  që e lehin UÇK-në  do të ishte njësoj sikur kur pardoni e rrah qenin sepse leh shumë, edhe pse qeni për të lehur është krijuar, por  mbahet i lidhur me zinxhirë për shkak të rrezikut që paraqet për njerëzit.


Të tillët, mund të mbesin pa u ndëshkuar, por soji  i tyre ndodhet përjetë i afishuar  në shtyllën e turpit të kombit. Emrat e tyre në atë shtyllë do të mbesin në, ETJ, meqë sikur ka filluar puna vendet e para duket se do t’i  zënë disa nga padronët e këtyre zagarëve.


 


Paraqitjet publike demonizuese kundër UÇK-së, kundër Legjendarit Adem Jashari, kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kanë sfiduar në radhë të parë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili për hir të opinionit liridashës, për hir të veteranëve të luftës së UÇK-së, për  hir të familjarëve të dëshmorëve, për hir të komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të cilin dëshmon se ka pasur shok lufte, pse jo edhe për hir të autoritetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duhet të deklarohet, meqë në këtë maskaradë është  edhe kanakari i tij, zagari i tij,  qenushi i tij i përkëdhelur, Berat Buzhala, i cili po të mos e kishte mbështetjen e Thaçit dhe të ndonjë tjetri në PDK, deklaratat  e tilla do t’ i kishte përtypur  tërë jetën, si çamçakiz, por kurrë nuk do t i kishte nxjerrë jashtë gojës.  


Thaçi e ka fjalën…


 


 


20. 7. 2013


 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …