Në kuadër të aktiviteteve tradicionale, tematike e kulturore “Flaka e Janarit” do të prezantohet veprimtaria letrare, publicistike e artistike e veprimtarit, shkrimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Martin Çuni. Ora letrare e cila do të mbahet me këtë rast është organizuar nën bashkëpunim dhe koordinimin e shkollës shqipe “Dituria” në Heidelberg të Gjermanisë, shoqata kulturore “Dardania” në Manhaim, shoqata shqiptaro-gjermane “Iliria” dhe “Nënë Tereza” në Heidelberg. Më këtë rast do të prezantohet e gjithë veprimtaria dhe vepra letrare e gazetarit, të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë dhe shkrimtarit, reporterit të Radios Kosova e Lirë, Martin Çuni. Ora letrare do të mbahet të dielën, më 20 janar 2019 në orën 13:00.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …