Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), do të vazhdojë grevën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Përmes një njoftimi për media SBASHK zyrtarisht ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. “Te nderuar anëtar të SBASHK-ut dhe punonjës të te gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se Sonte në orët e vona të mbrëmjes (në ora 19) ne objektin e qeverisë Kryetari Jasharaj u takua me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar nga kryeministri Haradinaj në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit. Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi qe nuk janë përfshirë punëtorët teknik , punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar.Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …