Thaçi sot ia dorëzon delegacionit shtetëror dokumentacionin që posedon nga bisedimet paraprake me Serbinë në Bruksel

Thaçi sot ia dorëzon delegacionit dokumentacionin që posedon nga bisedimet paraprake me Serbinë

Kryetari Hashim Thaçi pritet sot t’ia dorëzojë Ekipit Negociator dokumentacionin për mbarëvajtjen e bisedimeve në Bruksel me Serbinë. Partitë opozitare shprehen skeptike se i pari i shtetit do ta bëjë transparent dokumentacionin e bisedimeve, pikërisht për shkak se përmban marrëveshje të dëmshme për vendin. Thaçi, sot pritet të mbajë një takim me Ekipin Negociator për Dialogun me Serbinë. Në këtë takim është thënë që presidenti Thaçi do t’ia dorëzojë delegacionit shtetëror dokumentacionet që posedon nga bisedimet paraprake me Serbinë në Bruksel pas kërkesës së negociatorëve që t’i kenë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare, të cilat ndërlidhen me dialogun. Edhe deputeti i Koalicionit Qeverisës, Rasim Selmanaj, ka thotë se ka dakordancë mes kryetarit e Ekipit Negociator për dorëzimin e atyre dokumenteve. Ai shprehet se në dialogun me Serbinë të gjithë janë një. “Edhe presidenti, edhe Ekipi Negociator kanë rënë dakord për dorëzimin e dokumenteve që ekzistojnë. Bashkëpunimi dhe koordinimi do të jetë i domosdoshëm dhe unë jam i bindur në këtë sepse kryetari dhe ekipi janë një në këtë proces”, ka thënë Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …