Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Haxhi Shala thotë se taksa nuk mund të ndikojnë në prishjen e raporteve të Kosovës, me përkrahësin më të madh – SHBA-në. Shala ka thënë se përfaqësuesit e partive politike apo institucioneve të larta shtetërore në Kosovë, po humbasin kohë me temat tashmë të konsumuara, siç është taksa 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës. Sipas tij diplomacia amerikane nuk “dëshiron” që të favorizojë një shtet të Ballkanit, pasi sipas tij, kjo mënyrë do të mund të nxiste shtetet e tjera të Ballkanit drejtë destabilitetit.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …