Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” mbahet Akademia përkujtimore për dëshmorët Skender Rexhepi e Fitim Duraku

Në Bibliotekën Kombëtare u mbajt Akademia përkujtimore për dëshmorët e kombit Skender Rexhepi e Fitim Duraku

Me rastin e 20-të vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Skender Rexhepi nga fshati Mrasor dhe Fitim Duraku, nga Krusha e Madhe, sot, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë është mbajtur Akademi Përkujtimore.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij, kujtoji 20 vjetorin e ndarjes se Skender Rexhepit dhe Fitim Durakut. Në fillet e luftës sonë unë kam takuar Skenderin. Ai erdhi në Dukagjin për ta lidh luftën. Krijuam një lidhje të Anadrinsë dhe tërë Llapushes. E veçanta e këtyre dy dëshmoreve është se kurrë nuk kërkuan punë të lehta. Skenderi e krijonte vet luftën, ai i ndihmonte dy e tre Zona. Kryeministri foli edhe për gjykatat raciste që kanë ndodhur pas lufte në Kosovë e sipas tij edhe tani Kosova duhet ta thotë se ne nuk ikim nga e drejta jonë. Kosova nuk duhet të heq taksën pa njohje. Janë 20 vjet që po presim të arrijmë cakun por duhet të qëndrojmë të bashkuar. Ata që gabojnë kësaj here historia nuk do ti fal. I thash këto fjalë sepse edhe dëshmoret do ti thoshin këto fjalë, tha Haradinaj.

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, kujtoi dëshmorët Skender Rexhepi e Fitim Duraku, ata ishin nismëtar të luftës. Ata në një ditë janari u ndalen nga flaka e armikut. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm të punohet për vendin. Dëshmoret na lanë në dorë pishtarin e lirisë, tha nder të tjera, kryetari Latifi.

Në  emër te bashkëluftëtareve, Isa Krasniqi, para te pranishmeve lexoi biografinë e dëshmoreve që u përkujtuan sot. Në emër te familjes ka përshëndetur të pranishmit Altini djali i dëshmorit Skender Rexhepi i cili tha se në këtë 20 vjetor, në kujtojmë rënien e tyre heroike, të cilët iu bashkuan legjendarit Adem Jashari dhe të tjerëve.

Akademia përfundoi me këngën për dëshmorin e kombit Fitim Durakut kënduar nga këngëtari Nazmi Sejfullahu dhe këngëtari e luftëtari i lirisë  Zenel Zekolli, i cili këndoi këngë për dëshmorin Skender Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …