Homazhe në 21 vjetorin e sulmit të dytë mbi Familjen Jashari

Delegacioni i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga nënkryetari Nuredin Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Fatbardha Haliti, drejtorët komunalë, asamblistë përfaqësues të institucioneve tjera publike dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të 21 vjetorit të sulmit të dytë mbi Familjen Jashari. Kujtojmë se më 22 janar të vitit 1998, rreth 500 forca policore, të pozicionuar në ish-Fabrikën e Municionit afër lagjes Jashari, kishin ndërmarrë një aksion policor ndaj Familjes Jashari, me ç’rast u plagosën vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja. Edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar këtë ngjarje, duke thënë se, edhe përkundër një aksioni policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …