leoni

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës deklaron se Jusuf Azemi nuk përfaqësoi punëtorët në takim

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës deklaron se Jusuf Azemi nuk përfaqësoi punëtorët në takim

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, organizoi sot protestë para Komunës së Prishtinës lidhur me rritjen për 4% të pagave të këtyre punëtorëve, si dhe kthimin e tyre në punëtorë të sektorit publik. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, u prit në takim nga Nënkryetari i Komunës, Muhedin Nushi, takim ky në të cilin Kryeqyteti do të prezantonte zgjidhjen konform kërkesave të punëtorëve. Mirëpo, drejtuesi i sindikatës, nuk pranoi fare të dëgjojë zgjidhjen që ofron Komuna, me arsyetimin se ai është Kryetar dhe takohet vetëm me Kryetarin e Komunës, e jo edhe me Nënkryetarin. Kësisoj, Jusuf Azemi lëshoi takimin, pa paraqitur fare kërkesat e punëtorëve dhe pa e dëgjuar formën se si arrijmë të zgjidhja.

“Të gjithë e dimë që Jusuf Azemi është shumë i ndikuar politikisht, dhe nuk i përfaqëson fare kërkesat e drejta të punëtorëve. Edhe për të tillë, e pranuam sot në zyrë, bashkë me Nënkryetarin z. Nushi. Mirëpo, ai nuk pranoi të flas fare, sepse si kryetar sindikate flet veç me Kryetarin tonë. Kësisoj, dëshmoi është njëherë që për të më shumë ka rëndësi sedra e vet, sesa kërkesat e punëtorëve. Dëshmoi edhe njëherë që ai mund të përfaqësojë gjithçka tjetër, e jo punëtorët”, tha zëdhënësi i Komunës, Adonis Tahiri.

Nënkryetari Muhedin Nushi, në konferencën për media pas kësaj proteste prezantoi para mediave zgjidhjen që e ofron Komuna, zgjidhje kjo që do t’iu prezantohej edhe sindikalistëve në takim, po që se do të ishin vërtetë sindikalistë. “Ata janë punëtorë të sektorit privat, ashtu siç edhe quhet sindikata e tyre. Kësisoj, sektori publik nuk mund t’ua rris pagat drejtpërdrejt, sepse ka marrëveshje me kompaninë private e jo me punëtorët. Pavarësisht kësaj, ne iu kemi ndihmuar në vazhdimësi. Që nga atëherë kur i kemi kushtëzuar kompanitë në kontratë që minimumi i pagës të jetë 275.50 euro, e jo 170 sa ka qenë më parë, dhe sa e kanë në pjesët tjera të Kosovës. Rritja tjetër prej 4%, do të duhej të vinte si kërkesë zyrtare nga kompania private, në mënyrë që ne t’ua bartim mjetet, për shkak se ndryshe nuk mund të dalim nga kontrata”, theksoi Nushi. Lidhur me bartjen e këtyre punëtorëve në sektorin publik, Nushi tregoi se jemi në pritje të infrastrukturës ligjore, gjegjësisht Udhëzimeve Administrative për Ligjin për Prishtinës, ashtu që të hapet rrugës për krijimin e kompanisë publike që merret me këtë çështje, ku të gjithë këta punëtorë do të kenë të drejtë të konkurrojnë për punësim në atë kompani.

Komuna e Prishtinës iu bën thirrje punëtorëve që mos të bien pre e manipulimeve, por të ndjekin procedurat e nevojshme ligjore për përmbushjen e kërkesave të tyre. Komuna, do t’iu qëndrojë pas.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …