Ahmet Qeriqi: Edhe një herë për “Lindorin shqiptar” që shet nder, komb, fe e Atdhe

Në kohën e sotme, kur krenaria dhe dinjiteti i kombit tonë po nëpërkëmbët jo vetëm nga të huajt, por edhe nga ata që iu kanë nënshtruar e po i nënshtrohen me vullnet çdo të huaji, kanë dalë në sipërfaqe edhe teori të ndryshme të cilat bazohen gjithnjë në do farë faktesh dhe që kanë për qëllim rivlerësimin e së kaluarës, sipas kërkesave të kohës, sipas kërkesave të Turqisë, të BE-së e pse jo edhe të Serbisë e Greqisë. Brenda popullit shqiptarë ka mjaft mbetje historike të kohës së turkut, lindorë të mentaliteti Haxhibabë, të kohës së Kralit të Titos, të mentalitetit sllav dhe përkrahës të Megaliidesë greke. Po të mos ishin në trupin tonë këto sëmundje kancerogjene, kjo farë e zezë e “lindorizmës” që kanë mbetur nga e kaluara, sigurisht se do të ishim jo vetëm kombi më i madh në Ballkan, por edhe më i fuqishmi në Evropë. Mirëpo, ja që realiteti është i tillë,  i hidhur, meqë një pjesë e politikanëve dhe  intelektualëve shqiptarë, me qëllim për t’u mbajtur në pushtet dhe për të bërë emër, nuk e kanë për pesë para të tregtojnë me historinë e së kaluarës, ta vënë në dyshim atë, t’i denigrojnë personalitetet më të ndritura të kombit, t’i arsyetojnë të gjitha pushtimet e Shqipërisë nga të huajt, të madhërojnë grekët, serbët e turqit dhe të nënvlerësojnë shqiptarët. Ky soj njerëzish që nuk lë gurë të “kalasë shqiptare” pa rrëzuar, që nuk le asnjë personalitet pa përbuzur e pa e nënvlerësuar, nuk përfaqëson diçka serioze, madje ata përfaqësojnë pakicën bastarde, e cila ka qenë dhe po mbetet në shërbim të serbëve e grekëve, të cilët edhe e financojnë këtë klasë renegatësh e mercenarësh,  mbetje inerte pacifiste, e cila po ringjallet duke e paraqitur veten si klasë e përndjekur nga komunizmi, të cilit dikur i kishin shërbyer ashtu si qeni të zotit.

 

Në 20 vitet e fundit, një pjesë renegatësh dhe mercenarësh shqiptarë dhe shqipfolës, meqë ka në këtë soj edhe të tillë me origjinë serbe, vllahe, greke, turke, nuk ka lënë gurë pa lëvizur me qëllim për ta zhvlerësuar të kaluarën, për ta vënë në dilemë tërë historinë e Rezistencës, për ta vënë në dilemë nderin dhe moralin e kombit, gjuhën dhe kulturën dhe të gjitha personalitetet, që nga Teuta e Agroni, Skënderbeu e deri te Ismail Qemali e Adem Jashari.  Realisht kemi të bëjmë me një grup njerëzish, me 30 apo dyzet emra që i ha “qylpazari”, por në të njëjtën kohë janë emra që përfaqësojnë prejardhjet e tyre, ideologjike e politike, që përfaqësojnë shërbimet, të cilave u takojnë dhe nga të cilat financohen.  Kjo lukuni banditësh të prejardhjeve krejt heterogjene nga origjina, por monolite në devizën  “përbuz gjithçka shqiptare’,  është në gjendje që për përfitime materiale të përbuzë  publikisht madje edhe prindërit e tyre, sikur bën Fatos Lubonja e disa të tjerë. Si ndodh që ky soj njerëzish pa asnjë pikë morali kombëtar e njerëzor të  përkrahen nga disa medie, të cilat u rezervojnë hapësirë të pakufizueshme, sidomos kur këta lehin kundër UÇK-së, kundër Shqipërisë dhe kundër vlerave kombëtare. Kjo punë e ndyrë nuk bëhet vetëm sa për ta rritur tirazhin edhe ashtu të rënë të fund të pusit të gazetave, as shfletimit me shumicë  të medieve  e portaleve, por në radhë të parë bëhet, sepse pas këtyre horrllëqeve fshihen politikat e caktuara të fqinjëve serbë, grekë e bullgaro-maqedonë, të cilët pretendojnë të shtrijnë sundimin e tyre politik, ekonomik, tregtar kudo në trojet shqiptare të  ndara dhe të nëpërkëmbura.

 

Duke qenë së në Kosovë, Shqipëri dhe në Iliridë shqiptarët po lëvizin në drejtim të unifikimit të faktorit kombëtar, forcat retrograde, të cilat duan një Shqipëri edhe më të gjymtuar sesa është kjo, nuk lënë gurë pa lëvizur për ta diskredituar idenë e bashkimit dhe unifikimit të shqiptarëve.  Ata janë të gjendje të shqyejnë bulçitë duke bërtitur kundër bashkimit të kombit, sepse lehin në favor të zotërinjve nga të cilët ushqehen. Të tillë shqiptarë kanë qenë edhe ata, të cilët në të kaluarën u kanë shërbyer turqve, grekëve, italianëve, gjermanëve, serbëve dhe tani u shërbejnë 28 shërbimeve të huaja të akredituar legalisht dhe ilegalisht në Kosovë.  Kjo lukuni bastardësh, është nus-prodhim e mbetjes  së Kosovës nën protektoratin e BE-së dhe kjo bëhet  me qëllim të caktuar, që sa më parë të shpërfytyrohet ideali i bashkimit, historia e rezistencës, e cila po pretendohet të paraqitet si kriminale dhe të vihen në pikëpyetje vlerat pozitive kombëtare, madje edhe gjuha e njësuar kombëtare. Me këtë rast kemi të bëjmë me individë të caktuar, të cilët në emër të demokracisë duan me çdo kusht të paraqiten ndryshe, duan të kritikojnë dhe mundësisht të fyejnë e të përbuzin çdo vlerë pozitive të kombit, në emër të një iks humanizmi apo pretendimi  për ta parë botën ndryshe, jo ashtu sikur shihet duke ecur këmbë mbi tokë, por  ashtu sikur shihet duke ecur në duar e me këmbë përpjetë.

 

Shpeshherë kam menduar se po merremi shumë me këta bastardët, të cilët bëjnë gjithçka për të qenë prezentë ne medie, meqë mungesa e emrave të tyre në medie u përkujton vdekjen, harresën, hirin e tyre të zi që do të ngelë prapa dhe të cilit ata i frikësohen shumë. Por, duke parë sesi dy tri mediume në Kosovë, vihen në shërbim të kësaj lukunie bastardësh, atëherë nuk ke si të mos pyesësh, përse bëhet kjo? Dhe përgjigjja nuk është edhe aq e thjeshtë.  Kjo dukuri  i ka rrënjët në prejardhjet ideologjike të së kaluarës komuniste titiste-jugosllave të një pjese të drejtuesve të medieve në Kosovë, të cilët afirmimin e tyre politik dhe “intelektual” e kanë manifestuar me moton “Druzhe Tito mi ti se kunemo, da sa tvoga puna ne skrenemo” ( Shoku Tito ne të betohemi, se nga rruga jote kurrë nuk do të largohemi). Nuk ka si të largohet biri ose bija e ambasadorit të Titos, nga rruga që i kishte trasuar i ati apo nëna, meqë ata kishin përjetuar afirmimin e plotë “intelektual” në epokën e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me sllavë, në kohën e ngjizjes së panatyrshme. Nuk ka si largohet nga ajo rrugë klasa e spiunëve të Titos e të Rankoviqit, të cilët për një kohë  u strukën në politikën pacifiste të Ibrahim Rugovës, e cila nuk kërkonte asgjë më shumë sesa rrojtjen  biologjike duke improvizuar shtetin e pushtetin e imagjinuar, si gomari para ujkut. Të tillët, sot në Kosovën e çliruar nga gjaku i dëshmorëve e martirëve, byrlykën se ai mëzati që merr me këmbët e para çdo gjë që gjen përpara. Këta bastardë shkojnë aq larg sa kanë filluar t’i përbuzin krejt haptas edhe personalitetet më të ndritura të kombit.

Krejt ky maskarallëk i dalë tanimë në sipërfaqe na përkujton shqiptarin lindor të Kristë Malokut, i cili më mirë se kushdo tjetër nga filozofët e intelektualët shqiptarë e kishte përkufizuar esencën filozofike të përzierjes racore, të ngjizjes së njeriut me mentalitetin e robit të nëpërkëmbur.

 

Ja cili është përkufizimi,  të cilit iu kemi referuar sa e sa herë:

 

“Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nënë, besën e nderin e vet, për mos me thanë: shpirtin e trupin e vet; vetëm e për vetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është Lindori kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ata ujqit, që shkojnë së bashku në pre, por që e shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe majmet Lindori shqiptar është Atdhe për te. Jo sepse e do, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesi.” Nuk mund të analizohen më mirë figurat dhe etnopsikologjia, apo ADN-ja  lindorëve shqipfolës si Fatos Lubonja, Arben Idrizi, Berat Buzhala, Halil Matoshi, Maks Velo, Kasim Trebeshina, Shkëlzen Gashi dhe soj-sorollopi i tyre, sesa e  ka përkufizuar këtë lukuni,  filozofi dhe kritiku i madh shqiptar, Kristë Maloku.

 

Mbase dikush është sjellë me këtë lukuni njerëzish ashtu sikur sillemi me qenin !

 

Shkrimtari i madh gjerman me origjinë hebraike, Franc Kafka thoshte se po të sillesh me njeriun  si me qenin, atëherë ai fillon të veprojë si qen. Mbase, regjimi i Enver Hoxhës u soll sikur ndaj qenit me rastin e Ftos Lubojnës, Maks Velos, Kapllan Buroviqit, Kasim Tërbushinës e disa të tjerëve, të cilët kanë lehur dhe po lehin përditë. Ky është një fenomen psikologjik që duhet ndriçuar mirë, sepse nuk kemi të bëjmë me kundërshtarë të mirëfilltë të regjimit, por me njerëz që në fillim  i kishte përkëdhelur regjimi. Ishin disa  kreatura të mjera që i kishin rënë në prehër regjimit dhe kishin jetuar si mos më mirë, derisa ata filluan ta manifestojnë maninë e tyre uloke duke denoncuar madje edhe prindërit, motrat e vëllezërit pse jo edhe partinë e Atdheun.

 

Është fat që, në mesin e shtatë milionë shqiptarëve, nuk kemi më shumë se një dyzinë të tillë emrash të kësaj lukunie, aspo edhe disa dyzina të tjera që i mbështesin. Po është fatkeqësi sesi disa mediume, të vetëquajtura të pavarura,  bastardët e tillë i përdorin, i shpërdorin, i shpërfytyrojnë  i prostituojnë dhe i nxjerrin para publikut krejt lakuriq. Kjo është e pafalshme, sepse edhe këta horra njerëz janë, kanë madje edhe familjet e tyre, nëse i kanë, kanë madje edhe prindërit e tyre, nëse i kanë gjallë, dhe nuk është mirë që shpërfytyrimi i  tyre i egër dhe antikombëtar të manifestohet edhe  te të afërmit e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …