Bashkë-kryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se shumë shpejt ekipi negociator do ta dërgojë në Kuvend, platformën e bisedimeve me Serbinë. Në një konferencë për media, Ahmeti ka bërë të ditur se kanë pranuar dokumentet nga kryeministri dhe kryetari. Ai është shprehur i bindur se platforma do të jetë e gatshme para 30 janarit, kur pritet të fillojë sesioni pranveror në Kuvend. Ahmeti gjithashtu ka treguar se ekipi i dialogut ka krijuar gjashtë komisione në kuadër të mandatit të tij, që e ka marrë nga Kuvendi. Ai ka bërë të ditur se komisionet e krijuara janë: për të zhdukurit, për pronat, trashëgiminë kulturore, për të drejtat e minoriteteve, komisioni për krimet e luftës dhe ai për ekonomi. Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Serbinë, ai thotë se megjithatë është skeptik.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …