Në intervistën e tij për TV-Dielli, nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku lidhur me gjykatën speciale është shprehur se nga ajo nuk pret drejtësi sepse është tërësisht e njëanshme dhe vlen vetëm për shqiptarët. Të gjithë e dimë se kush ka kryer krime dhe kush është agresori. Gjykata nuk është bërë për të dyja palët. Siç po dëgjojmë edhe për termet jo dëshmitari X, jo dëshmitari i dyshuar, apo dëshmitari i mbrojtur, unë mendoj se pak ka me pas realitet apo drejtësi. Ndërkaq lidhur me heqjen ose jo të taksës për Serbinë. Lushtaku thotë se nuk është për heqjen e taksës për mallrat serbe, derisa Serbia lobon dhe pengon shtetin e Kosovës, aty kudo që ka ndikim dhe mundet të bëjë pengesë. Jam kundër heqjes së taksës është shprehur, Lushtaku, ndërsa ka porositur qytetarët që edhe nëse hiqet taksa të mos blejnë mallra nga Serbia, sepse atë mund ta bëjnë fare lehtë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …