Në Viti u mbajt tryeza “ Pjesëmarrja e grave në qeverisje lokale”

Në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale” nën organizimin e Institutit Demokratik të Kosovës dhe nën mbështetjen e ambasadës britanike në Prishtinë, në Viti është mbajtur një tryezë ku në veçanti është folur për pjesëmarrjen e grave në qeverisjen lokale. Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues nga KDI, zyrtarë komunalë, anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të kësaj komune. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë në vazhdimësi ka bërë përpjekje që qytetarët e sajë të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe atë pa dallime.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …