Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, me shefen e kabinetit, Blerta Krasniqin dhe drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Liridon Hoti, priten në takim informues, përfaqësuesen e Organizatës Humanitare Gjermane ASB- Dafina Hoxhën. Dafina Hoxha njoftoi për projektet që mund të implementohen në katër komunat e Kosovës e ku edhe Komuna e Malishevës është përzgjedhur. Në projektet që ofrojmë, përfituese sipas kritereve që ka organizata ASB, mund të janë familjet në asistencë sociale. Për Malishevën numri i familjeve që mundë të përfitojnë nga këto projekte arrijnë në Dhjetë familje (10). Kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e këtyre projekteve që do të përfitojnë familjet Malishevas, ku në muajin pasues, shkurt do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe Organizatës Humanitare Gjermane- ASB.