leoni

Abdullah Prapashtica: Zgjedhjet Lokale e Republikane dhe Ligji për pjesëtarët e dëshmorët e UÇK-së

Mediet në Kosovë bëjnë të ditur se Veteranët konsiderojnë se nga gjendja e rëndë shpirtërore dhe materiale, mbi 40 pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje pas përfundimit të luftës. Ndërsa në të njëjtën kohë me miliona Euro  harxhohen për foto-postere të kandidateve të partive politike, për spote propagandistike, për udhëtime të politikanëve rreth e rrotull nëpër botë në kurriz të buxhetit shtetëror, për  vila e vetura luksoze të funksionarëve, për dreka e për darka dhe për orgji tjera të mafiozëve politik. Këtij Kuvendi ju dashtë vetëm disa ore për të mbajt seancën kur  njeri prej diplomatëve më mafioz   e imponoi me zarf Atifete Jahjagën për “presidente”,  kur miratoi në procedure të shkurtër në pako e pa diskutim edhe ligjet që u imponuan me dhunë   nga Brukseli dhe kur vendosi për flamurin e himnin kolonial të Brukselit për Kosovën, por Kuvendi kukull, as pas 15 vjetëve nuk ka kohë me nxjerr Ligji për kategoritë pjesëmarrëse  të luftës së UÇK!

Edhe për kundrejt të fushatës histerike të zgjedhjeve lokale, për mua ishte lajm i ditës informata e 13 tetorit 2013  kur në faqet e gazetave tona lexova reagimin ku thuhej  se: “… Zvarritja e Ligjit për dëshmorët, invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së ka irrituar një numër të madh të personave që i takojnë kësaj kategorie…”! Aty thuhej se: “…Veteranët konsiderojnë se nga gjendja e rëndë shpirtërore dhe materiale, mbi 40 pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje pas përfundimit të luftës…”!  Mbi 40 familje kanë mbet pa kryefamiljaret e vet   dhe ketë nuk e diskuton askush, edhe pse  deri te këto vetëvrasje nuk kishte me ardhur fare me pas pas pak kujdes edhe vetëm rrethi familjar që këto familje të mos  lejojnë të vuajnë në skamje e mjerim.

Ata që nuk kanë kalua nëpër procesin e mendimeve të  marrjes vendim për t´u nda për së gjalli nga familja dhe për t´u pajtuar me vdekjen, duke marr vendimin me shkua në atë kohë në UÇK, nuk e dine se ushtarët e UÇK  së pari e kishin përbuzur vdekjen e vet për së gjalli dhe  se nga ai moment  për ata vdekja është me lehte se jeta! Ata nuk kishin problem me ia kthye pushkën shkaut serbo-maqedon-malazez dhe çdo armiku tjetër, por ata përpara vrasin veten se sa te kthejnë pushkën kundër shqiptarëve. Tani shtrohet pyetja  se  a është  shkak mungesa e frikës pse pushtetarët e deputetët e sotëm për 15 vite  nuk ishin në gjendje të sjellin një Ligj të tillë!? Përfundimi po del se po!

Me këtë rast mua mu kujtua dita e çlirimit e Prishtinës 11 Qershori 1999 nga okupacioni serb. Në ç’do përvjetor të çlirimit të Prishtinës me 11 qershori, punën e par që bëjë me këtë ditë, vizitoi VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së në Mëhallën e Muhaxhirëve të shpërngulur ne Prishtinë në 1878! Me 11 Qershori 2002 kur shkova të vizitoi VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së në Prishtinë i shoqëruar edhe nga një Oficer tjetër i SHPK-së aty gjeta një amerikane ne moshë duke i pastrua  VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së. E përshëndeta shqip duke menduar se është një nga nënat e dëshmorëve, por në befasinë ton ajo na foli anglisht.  Aty  afër nga një hotel  ku ajo banonte erdhi edhe një përkthyes shqiptar i cili filloi përkthimin e bisedës ton. Ai tregoi se gruaja fisnike amerikane ishte njoftuar me te në facebook dhe kishte ardhur mysafire në Prishtinë. Nga dritarja e hotelit i kishte pa VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së  dhe kishte pyetur se te kujt janë këto varreza. Pasi që i kishin tregua asaj  se ato janë VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së , ajo i kishte vizituar disa familje të tyre dhe kishte kërkuar leje prej tyre  për tu kujdesur për VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së.

Më interesonte mendimi saj për VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së  andaj  unë e pyeta zonjën amerikan se pse e bënte ajo këtë punë?! Ajo mu përgjigj, duke ju përlotur sytë! Tha: “…Për arsye se këto varreza janë të shenjta, sepse aty janë varrosur njerëzit e shenjtë që kanë dhanë jetën për çlirimin e atdheut të vet..”! Kur e dëgjova këtë përgjigje mua mu mbushen sytë lot!  Ngrita kokën e i pash ndërtesat për rreth  dhe pyeta veten athua pse këta banor shqiptar për rreth nuk vinë për çdo dite ti pastrojnë VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së në Prishtinë, kur ata e dine se për lirin e tyre, këta kishin dhanë jetën?! Pastaj aty së shpejti erdhën Vehbi Rafuna dhe disa shok të tij të luftës së UÇK-së dhe disa qytetar tjerë dhe ju përveshëm punës se pastrimit te VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së.

Provova te thërras dike nga radio stacionet e televizionet dhe disa nga gazetaret e gazetave në Prishtinë që të vinë dhe të  e dokumentojnë  këtë ngjarje shumë interesante! Po, askush nuk erdhi sepse ishin të zënë me dreka solemne të politikanëve demagog e parazit që ata i shtronin për  vete për ditën e çlirimit, për të cilën ditë dikush ishte i shtrirë nën dhe në VARREZAT E LUFTARËVE TË UÇK-së! Me 11 qershor 1999 u çlirua Prishtina nga ushtria  serbe! Me 12 qershor 1999 erdhën ushtritë tjera të huaja në Prishtinë të cilat filluan çarmatosjen e  UÇK dhe shkatërrimin e armëve të UÇK por jo edhe ushtritë agresore sllave as armatimin e tyre!

Duke e lexuar ketë lajm mua mu kujtua fjalimi i Deputetit të Popullit  Visar Imerit i prillit 2011 në lidhje me emërimin dhunshëm të Atifete Jahjages për presidente, fjalim i cili i kishte të gjitha ato që duhet ti ketë një fjalim deputeti me këso raste dramatike, andaj me vështirësi e ndava këto pjesë: ”…Kjo nguti është kriminale. Asnjëherë nuk iu është ngutur që ta diskutojnë çështjen e Mitrovicës së ndarë, strukturave paralele të Serbisë, kufijve që nuk mbrohen, varfërisë, papunësisë, etj. por iu ngutet për president sa që për disa orë marrin vendim për seancë. Pra, vetëm për pushtet iu ngutet, asnjëherë për qytetarët e shtetit….”! Sa mirë që e the këtë  Visar Imeri!

U ndala të mendoj se kush në të vërtet janë këta pushtetar e deputet që përulen para një zarfi të një ambasadori  mafioz (që shqiptarët i quan lopë) që me SMS jep urdhra deputetëve se kenë duhet të votojnë për president (së pari për rushfetdhensin prorus e pastaj me zarf për Jahjagen)  dhe brenda orëve emërojnë një presidente që nuk e meriton të jetë as pastruese e presidencës e le më Presidente! Kuvendi vet  për 15 vite nuk ka kohe me e prua një Ligj për këto kategori të luftës, ndërsa për disa ore marrin vendime për emërimin për presidente të Atifete Jahjages edhe pse ajo as që ishte kandidua as që nuk kishte marr fare pjesë në procesin e zgjedhor ! Ndërsa po këta partiash, pushtetar e deputet mafioz refuzojnë kandidaturën e Adem Demaçit për president të Republikës së Kosovës dhe  për 15 vite shtyjnë nxjerrjen e Ligjit për pjesëtarët e dëshmorët  e UÇK?! Kush janë këta partiash, pushtetar e deputet mafioz që veprojnë kështu?! Përgjigja të hap sytë me zor:

a)Janë ata që quhen “krahu i luftës dhe i ish ilegalëve” ndërsa  në të vërtetë janë dezertor e dështak të orëve të para që pranuan shkatërrimin e UÇK-së dhe armatimit të saj çlirimtar kur ajo po hapte kraht, vetëm për të shpëtuar prapanicat e veta dhe

b) Janë ata që kishin konvertua nga LKJ në LDK  e që deri me 1999 pranonin “barazi e demokraci “ për Kosovën  nën sundimin e Millosheviçit, vetëm për  me e vazhdua pushtetin e vet autonomist vasal nën sundimin e Beogradit!

Janë ata që  së bashku në vitin 1999 në Rambuje pranuan sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë, me premtimin e rrejshëm se pas 3 viteve do të lejohet referendumi – i cili kurrë nuk u mbajt! Janë ata që pranuan edhe shpronësimin e shqiptarëve nga trojet e veta etnike duke i shpall ato multietnike dhe që pranuan falsifikimin e identitetit kombëtar  shqiptar  në “kombin  kosovar”! Janë ata që murrën pjesë në  bisedimet  e Rambujes në 1999  që u vazhduan në Vjenë dhe po përmbyllen me bisedimet famëkeqe në Bruksel! Bisedimeve ne Rambuje u printe Zonja Ollbrajt! Zonja Ollbrajt në librin e vet “BIOGRAFIA” tregon se në telefon i ka premtua Millosheviqit se do t´a çarmatos UÇK, pasi që Serbia nuk po mundet me e çarmatos UÇK, nëse ai pranon Marrëveshjen e Rambujesë!

Me këtë rast mua mu kujtua  edhe  fjalimi i Deputetit të Popullit  Afrim Hoti në prillin e vititi 2013 i cili i numëroi tera faktet historike se Marrëveshja Ashton – Daçiq – * është  ishte identike me Marrëveshjet e Nikolla Pashiqit me Ahmet Zogun dhe dajën e tij Esat Pash Toptanin! Por, Marrëveshja Ashton – Daçiq – * është përkrahur edhe nga  fraksionet  tjera të  Partive Politike opozitare  titiste ahtisariste,  që sot nuk kanë turp të kërkojnë serish votën e qytetarëve!

Me këtë rast mua mu kujtua  edhe  fjalimi i Deputetit të Popullit Hasan Prishtinës që porosiste  popullin e vet se: “… më shumë ka peshë një krisëm ne male se sa një mijë fjalë në parlament…”!

Derisa zgjedhjet po përdorën si trampolinë për mashtrimin e popullit, nën rrogoz po përgatitet ripërtërija e ish Jugosllavisë nën emrin “Unioni Ballkanik”, Ballkani Perëndimor ose Evropa Juglindore. Ushtria Sllovene dhe Ushtria Kroate u kthyen në Kosove përmes të Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropën po e përgatit edhe kthimin në Kosovë edhe të ushtrisë serbe, malazez  e maqedone përmes te bashkimit të tyre në BE!  Duhet të jemi të vetëdijshëm se Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës  gjenden nën sundimin faktik të Brukselit i cili po realizohet përmes të diktatit të rendit juridik dhe të vet pranisë ushtarake  të tyre në vendin ton. Perandoria Globaliste e Bashkimit Europjanë nuk mundet  të identifikohet as me Evropën as me  popujt e Evropës, sepse BE është vetëm një perandori feudaliste e moderuar e krijuar nga monopolet private të feudalëve të ri të cilëve nuk po ju mjaftojnë  hapësira e vet nacionale, andaj ata po e shtrijnë sundimin e vet  ekonomik e politik edhe në vendet e kombeve tjera përmes të qeverive të korruptuara lokale vendore.

Andaj bashkëluftëtarët e mijë nuk kanë pse të presin  as mëshirën  as lëmoshën e këtyre  partiashve, pushtetarëve e deputetëve mafioz që veprojnë kështu, sepse aq ju bënë atyre pse kanë ber vetëvrasje mbi 40 pjesëtar të UÇK-së, derisa arma nuk kthehet ndaj tyre!  Unë assesi nuk bëjë thirrje për kthimin e armëve ndaj shqiptarëve, por bëj thirrje qe mos të lejohet të ndryshken armët tona  dhe ato të mbahen gjithmonë  të drejtuara ndaj armiqtë sllav e grek dhe ndaj atletëve të tyre,  që nuk po e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe  po vazhdojnë të na mbajnë të ndarë në 6 shtete, edhe pasi qe atë e kanë njohur mbi 100 shtete!  Vendi është rrezik andaj në vend të gjumit e mashtrimit që po e imponojnë  partitë politike vasale përmes të trampolinës së zgjedhjeve lokale, shtone gatishmërinë luftarake, sepse çetnikët janë gati me u kthye ne Kosovë!

Ne nuk duhet të lejojmë që të merremi me vetveten dhe me njeri tjetrin, derisa  jemi të ndarë ne 6 shtete. Sistemi shumëpartiak, pa qen vendi i liri dhe i bashkuar nga okupatoret e huaj dhe nga shërbëtoret e tyre vendor,  është kancer i çdo lëvizje çlirimtare! Andaj edhe po iniciohet nga Brukseli krijimi i qindra partive politike sipas devizës “…përçaj e sundo…”! Ky është  edhe roli i trampolinës se zgjedhjeve lokale e republikane! Andaj shqiptar  mos u përçani e mos u armiqësohuni mes veti  në qindra parti politike, por bashkohuni rreth flamurit kombëtar dhe vazhdojeni realizimin e Programit Kombëtar të Lidhjes se Prizrenit  të 1878 ! Një komb, një gjuhë, një gjak, një atdhe, një flamur, një shtet!  Po e përsëris! Kjo nuk është thirrje romantike, por nevojë ekzistenciale për të ardhëm e  kombin shqiptar të ndër në 6 shtete nga Fuqi e vjetra të Evropës dhe nga fqinjit shovinist sllavo-grek!

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …