Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqyri Bytyqi, ka thënë se janë duke u munduar që t’i plotësojnë kushtet e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në mënyrë që greva e mësimdhënësve të përfundojë sa më shpejt. Ai ka thënë se SBASHK-u është duke kërkuar koeficientin 3, derisa sipas tij, me propozimin e ri, koeficienti do të shkojë deri në 3.2. “Në do të ofrojmë që në kuadër të rritjes së koeficientit të futet edhe vlerësimi i performancës. Me anë të saj do të rritet edhe koeficienti i pagës. Pra, ajo do të shkojë deri në 3.2”, ka thënë Bytyqi.
Kontrolloni gjithashtu
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …