Angela Merkel ia përsërit kryetarit serb Vuçiq se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Gjermaninë

Merkel ia përsërit kryetarit serb Vuçiq se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Gjermaninë

Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin, është mesazhi që kancelarja Merkel ia ka përsëritur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në takimin e tyre të mbajtur të mërkurën, në Davos të Zvicrës. Siç merr vesh, takimi i mbajtur në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar. Një burim thotë se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiqit pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane, ka thënë burimi.

Kontrolloni gjithashtu

Lëvizja Vetëvendosje

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …