zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri thotë se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe e ka rritur dinjitetin shtetëror të Kosovës para negociatave

Sipas deputetit të PSD-së dhe anëtarit të ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, Visar Ymeri, taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, ka rritur dinjitetin shtetëror të Kosovës para negociatave. Kjo ka thënë se është shumë e rëndësishme për vendin.. Ymeri thotë se në Bruksel ka kërkesa që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më shpejtë. Përfaqësuesi i PSD-së në delegacionin shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë, thotë se në takimet që kishin në Bruksel kishte kërkesa që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt. Ai ka thënë se ndërkombëtarët kanë kërkuar që marrëveshja të arrihet shpejtë, por “nuk kanë thënë që ajo vlen para cilësisë”. “Jo çdo marrëveshje do të jetë e pranueshme, për delegacionin shtetëror, e sidomos për përfaqësuesit e PSD-së në delegacionin, jo çdo marrëveshje do të jetë e pranueshme”, shtoi tutje ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lëvizja Vetëvendosje

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …