Kryepeshkopi moral, (jo zyrtar) i ortodoksisë shqiptare, prifti i Kishës “Shën Mëria” në Elbasan, aktualisht është prifti më përfaqësues i interesave fetare dhe kombëtare të Shqipërisë. Është figurë qendrore për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, të cilët e njohin, e duan dhe e respektojnë fenë e tyre dhe shprehin nderim e mos-harrim për të gjithë ata priftërinj atdhetarë shqiptarë, të cilët u martirizuan nga Kisha greke, që kishte dhe ka qëllim kryesor asimilimin e shqiptarëve dhe kolonizimin, jo vetëm kulturor e fetar të Shqipërisë së Jugut.
Prifti satana, greku antishqiptar, despoti Janullatos, nuk e gëzon besimin e shumicës së shqiptarëve të krishterë, por as pëlqimin e klerit mysliman dhe atij katolik të Shqipërisë. Besoj se edhe krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Iliridës janë në përkrahje të plotë të At Nikollë Markut, në radhë të parë për faktin se ai është shqiptar dhe Kodi i Kishës Autoqefale Shqiptare, themeluar nga Fan Noli i Madh, në mars të vitit 1908 në Boston të Amerikës, përjashton mundësinë që Kishën Autoqefale shqiptare ta drejtojë një peshkop i huaj. Peshkopi doemos duhet të jetë shqiptar, meqë Kisha shqiptare është ndarë nga Kisha greke, e cila ka përgjakur dhe i ka martirizuar shqiptarët gjatë shekujve. Ky kod i kanonikut të Kishës Autonome Ortodokse Shqiptare duket të përfillet, të ruhet dhe të respektohet në radhë të parë nga shteti shqiptar, i cili ka për obligim ruajtjen jo vetëm të trashëgimisë fizike dhe shpirtërore të bashkëkombësve, por edhe të organizatave e bashkësive fetare brenda territorit të Shteti dhe në tërë Shqipërinë etnike.
Nuk do të flasim me këtë rast për rrugën jetësore dhe fetare të At Nikollë Markut, sepse ajo dihet dhe është e pastër si loti. Do të mbështesim me këtë rast një udhëheqës shpirtëror të ortodoksëve shqiptarë, i cili ka arritur ta ruajë gjallë idealin e autonomisë së Kishës Shqiptare, ka arritur që të paktën një Kishë ta lirojë nga vargonjtë e kthetrat e Janullatosit, ka arritur ta ketë besimin unanim edhe të shqiptarëve islamë e katolikë. Me këtë përfaqësim dhe veprimtari tejet të dinjitetshme, fetare e kombëtare At Nikollë Marku ka arritur vendin e merituar të kryepeshkopit ortodoks të Shqipërisë, të kryepeshkopit moral, edhe pse posti i kryepeshkopit është grabitur dhe po mbahet peng nga Greqia, e cila është e njohur për qëndrimin barbar dhe të pa maskuar antishqiptar.
Është Greqia ajo që e ka masakruar dhe e ka katandisur Çamërinë, është Greqia e cila mban ligjin e luftës me Shqipërinë, për shkak se ajo ishte pushtuar dhunshëm nga Italia në prill të vitit 1939 dhe nga territori i Shqipërisë, trupat fashiste italiane kishin invaduar në Greqi. Është Greqia ajo që nuk është ngopur me gllabërimin dhe spastrimin etnik të Çamërisë por krejt haptas kërkon të përvetësojë vise të tëra shqiptare, të banuara me ortodoksë, meqë konsideron se çdo ortodoks është dhe duhet të jetë vetëm grek. Është Greqia ajo e cila përvetëson dhe blen me dhrahmi e me euro eshtra shqiptarësh për të rivarrosur në përmendoret dhe memorialet e ushtarëve grekë, që u vranë nga fashistët italianë, në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për kë dhe për çfarë qëllimesh u vranë grekët në tokat shqiptare, gjatë luftës së Dytë Botërore?. Të shumta dhe të panumërta janë të këqijat që i ka sjellë dhe po i sjellë Greqia shtetit të dobët e të mefshtë shqiptar, i cili nuk po arrin të konsolidohet dhe të kthehet në Piemont për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Dhe, përderisa kemi këtë gjendje të rëndë, ku dy shtetet antishqiptare, Serbia dhe Greqia na shtypin nga jugu dhe Veriu, është më e domosdoshme të konsolidohemi në të gjitha aspektet.
Duket botërisht se Kisha greke as e ka pranuar as e pranon Kishën Autonome shqiptare, ashtu sikur Kisha serbe nuk e pranon kishën sllavomaqedone, apo malazeze. Këto dy kisha, të helmatisura nga temjani mesjetar bizantin, janë qendrat e djallit nga ku besimtarët grekë e serbë frymëzohen për luftë të shenjtë kundër shqiptarëve, qofshin ata myslimanë, ortodoksë apo katolikë. Dhe pikërisht sepse kjo është e vërteta që nuk mund të maskohet, duhet që krejt shqiptarët në mënyrë unanime, madje edhe me peticione dhe me presion demokratik, publik, të kërkojnë që greku antishqiptar, satanai me kamillafin e priftit, antishqiptari Janullatos të dëbohet nga Shqipëria me pa të drejtë të shkeljes së tokës së Shqipërisë, të cilën e kanë përgjakur veneziellosët, zervët e djajtë e tjerë grekë. Po ashtu, duhet të denoncohen edhe disa politikanë shqiptarë, të cilët për përfitime të veta personale e klanore pranuan që një klerik grek të vendoset në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Përkrahja për At Nikollë Markun, është përkrahje për dinjitetin fetar e kombëtar të të gjithë shqiptarëve, sepse ai mbi të gjitha është shqiptar, i cili e do, e ndero dhe e respekto gjuhën shqipe, e mban meshën në këtë gjuhë, e do historinë, kulturën e mbi të gjitha traditën e tolerancës fetare. Ne shqiptarët e Kosovës, islamë dhe katolikë kemi arsye ta mbështesim At Nikollë Markun, sepse ai ka dënuar krimet dhe barbaritë e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, në kohën kur Janullatosi ka bekuar ushtarët, policët e bandat serbe për luftën e tyre në masakrimin, dëbimin dhe shfarosjen e shqiptarëve. Vetëm edhe ky fakt mjafton që të kërkojmë largimin e satanait nga Shqipëria, sepse ai tekefundit nuk i shërben as ortodoksisë së mirëfilltë, por u shërben qarqeve naziste e fashiste të “Agimit të Artë”.
Po ashtu e mbështesim prijësin fetar të ortodoksisë shqiptare edhe për mbrojtjen e dinjitetshme që ai po iu bën vlerave universale fetare mbi moralin e traditën e pastërtisë morale, njerëzore. At Nikolla Marku, prift në kishën “Shën Mëria”, në Elbasan, është shprehur kategorikisht kundër projektligjit për legalizimin e martesave brenda gjinisë së njëjtë. Në një prononcim për medie, ai ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të mos e miratojë këtë projektligj, duke përkujtuar me këtë rast se “Kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shqiptare ndalon rreptësisht martesat brenda së njëjtës gjini”. At Nikolla Marku ka thënë se Avokati i Popullit, Igli Totozani ka shumë probleme të tjera për të zgjidhur, duke filluar nga uzurpimi i kishës ortodokse nga Janullatosi. “Le të mbrojë në gjykatë kishën Ortodokse nga uzurpatorët grekë me në krye Janullatosin, i cili vërdalliset në Shqipëri si murtajë e zezë. Avokati të mos marrë kurrë përsipër iniciativë të turpshme, sepse do të mbetet në historinë e këtij populli, si njeriu që kërkoi të bëjë ligj, një ndër mëkatet më të ndyra të njerëzimit. I bëj thirrje Parlamentit të Shqipërisë të mos miratojë një ligj që thyen familjet shqiptare por dhe besimet fetare që ekzistojnë në Shqipëri”, ka thënë veç të tjerash, at Nikolla Marku.
Cili klerik shqiptar, mysliman, ortodoks apo katolik nuk e përkrah këtë qëndrim të tij? Ata priftërinj apo hoxhallarë që nuk e ngrehin zërin kundër pederastisë, kundër legalizimit të kësaj zezone njerëzore, ata që nuk e përkrahin At Nikollë Markun në qëndrimin e tij, vetëm me formë dhe paraqitje të jashtme mund të jenë prijës fetarë, por jo edhe me besën e traditën fetare e kombëtare, thellësisht njerëzore.
At Nikollë Marku është rilindësi i fundit, fanari i të cilët nuk duhet të lejohet të shuhet, në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim. Ai është njëzuar me jetën dhe shenjtërinë e Pjetër Budit, Frank Bardhit, Pjetër Bogdanit, Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit, Fan Nolit dhe martirëve e klerikëve më të njohur të kombit shqiptar. Ai është shpresa e fundit dhe këtë shpresë duhet ta mbështesim me të gjitha forcat tona, jo vetëm morale e fetare, por edhe politike e demokratike. Sepse përpjekjet për prishjen e ekuilibrit dhe harmonisë fetare mbarëshqiptare, janë përpjekje për çorientimin dhe katandisjen e kombit, në kohën e tmerrshme të globalizmit, që pretendon të shuajë veçantitë, harmonitë dhe trashëgimitë kombëtare e fetare.
(At Nikollë Marku u lind 3 dhjetor të vitit 1948 në qytetin e Elbasanit. Babai i tij ka qenë normalist në shkollën normale të Elbasanit, shkollë kjo që ka qenë themeluesja dhe arkitektja e arsimit kombëtar shqiptar për përgatitjen e kuadrove të para të arsimit në rang kombëtar. Gjatë kohës së regjimit komunist më Shqipëri, Nikollë Marku punoi si llogaritar, financiar. Në kohën e përmbysjes së regjimit, ai shkon në Greqi ku fillon studimet teologjike. Për shkak të bindjeve dhe pikëpamjeve të tij fetare e kombëtare, ndiqet nga Kisha Ortodokse Greke. Studimet i vazhdon në Shqipëri ku i përfundon me rezultate meritore. Pavarësisht se kishte kryer me sukses studimet përsëri kreu grek i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos e pengon dhënien e diplomës, për motive të njëjta për të cilat ishte larguar nga studimet në Greqi. At Nikolla Marku është arsimuar dhe veshur si prift nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë, kishë që është patriarkanë më vete, të cilën nuk e njeh Kisha serbe, as ajo greke. At Nikollë Marku ka injoruar tërësisht influencat e kishës greke si dhe patriarkanën e Stambollit, të cilën kryepeshkopi i Parë i Kishës Autonome shqiptare, Fan Noli e quante djalli vetë. Në pamundësi dhe në mungesë përkrahjeje nga klerikët e tjerë shqiptarë, shumicën e të cilëve i kishte brerë Anasats Janullatosi, At Nikollë Marku detyrohet të vendoset në Kishën “Shën Mëria”, në kala të Elbasanit. Ai me vullnetin e besimtarëve ortodoksë, por dhe të simpatizantëve të besimit krishterë, ka siguruar në mënyrë të ligjshme një vendim gjykate në qershor 1996, me numër 2634, si subjekt kulti, po me të njëjtin emër që i vendosi Fan Noli i pavdekshëm.)