Faik Krasniqi: Trupa arsimore historikisht e neglizhuar

Faik Krasniqi: Trupa arsimore historikisht e neglizhuar

“Dhimbjet janë si retë e shiut, sa më shumë që zmbrapsen aq më shume lehtësohen”.

E fillova nga kjo thënie pasi këto ditë shoh se nipat dhe mbesat e mia kanë ndryshuar shumë, fatkeqësisht për të keq. I kanë lënë librat dhe fletoret, janë fokusuar në filma, seriale, telefon, kanë ndryshuar mimikën e fytyrës, ju mungon freskia e fytyres bile edhe sjellja. Kurse unë ndjej dhembje, kam përjetuar këso dhembjesh në të kaluarën po atëherë imponohej nga pushtuesi, por tani si vështirë përshtatem me këtë gjendje të më të dashurve të mi. Dhembja më shtohet edhe me shumë pasi i kam takuar profesionet e mësimdhënësit, sigurisht edhe mosha e bën të veten. Për dyzet e tre vite sa kam punuar, trupa arsimore e Kosovës ka qene e neglizhuar (përjashto një dhjetë vjeçar kur thuhej se arsimi është boshti kryesor i shtetësisë së Kosovës), unë nuk kam mundur të jem; bashkëshort i mirë, prind i mirë as tani gjysh i mire, arsyeja veç nënkuptohet.

Pa dashur të hyj në histori pas lufte kemi pritur shumë, por fillimi ka qenë shumë zhgënjyes, e fillluam vitin mësimor paraprak në shtator, në tetor edhe vitin e ri shkollor pa asnjë cent. Këshilli për financim u zhbë, na mbeti borgj nëntë paga, qeveria në ekzil kishte para por ku di unë çka i duheshin, qeveria e përkohshme thoshte nuk kemi para. Trupa arsimore u demotivua shume, natyrisht edhe puna me fëmije; përgjegjëse ishte politika. UNMIK-u ishte ai që pak para vitit të ri i shpërndau disa mjete edhe ato në mënyre lineare.

Pas lufte janë mbajtur shumë fushata elektorale; komunale, qendrore, goja e politikbërësve ka qenë plot me premtime; arsimi prioritet i prioriteteve, asnjëherë nuk ka dalë i vërtetë ky premtim (me pak raste). Është një thënie; “kur gënjeshtra e sundon të vërtetën, aty tragjedia nuk është larg”, prandaj paqja sociale është prishur tani, prishja e saj në gjendjen si  e kemi në raport me të tjerët përreth na kushton shumë. Edhe për paqen sociale fajin e ka politika. Ndarjen e të mirave materiale edhe në traditen tonë nuk ka qenë kështu; në sofër i zoti apo e zonja e shtëpisë me ushqime i ka shërbyer në fillim të tjerët dhe në fund veten, me politikanët tanë ndodh e kundërta.

Prandaj të respektuar ish kolegë dhe kolege; si vështirë është për ju të ecni përkrah me këtë ndergjegjje e moral të tanishëm. Ish kolegë dhe kolege të respektuara e di se e keni vështire; me teskte mësimore të paharmonizuara me programin mësimorë, pa kabinete e mjete të nevojshme mësimore, me disa nxënës me sjellje devijante e me prindër të pamundshëm në raport me fëmijët e tyre. Me emërime politike të drejtuesve të qendrave arsimore; shumë herë joadekuat dhe të papërshtatshëm për atë punë. Edhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në performancën e punës suaj me nxënës, por fajtorë kujdestarë shpalleni ju, pa të drejtë.

Ish kolegë dhe kolege të respektuara; ju jeni ajka e shoqërisë, ka prindër që i braktisin fëmijët e tyre, por ju nuk i braktisni nxënësit tuaj për asnjë çast, i doni ata e i përkëdhelni ata. Unë nuk përfaqësoj askë, vetëm ata dhjetë vjeçarët e punës sime, ju kisha lut shumë mos lëshoni pe në asnjë kërkesë tuajen, ato janë të drejta, shtoni edhe të tjera, por për hirë të më të dashurve tuaj, nxënësve tuaj me SBASHK-un në krye, programoni me qeverinë kërkesat tuaja nëpër javët dhe muajt e ardhshëm, kurse grevën pezullojeni, pezullojeni, pezullojeni…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …