Komuna e Vitisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me OJQ “Mural Fest”

Me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të të rinjve në komunën e Vitisë, si dhe duke synuar në gjithë përfshirjen e të gjithë krijuesve të rinj që vijojnë shkollat e mesme, komuna e Vitisë dhe OJQ “MuralFest”, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë kryetari Sokol Haliti dhe Lebibe Topalli nga OJQ “Mural Fest”. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka theksuar se në vazhdimësi ka qenë i përkushtuar të mbështes aktivitetet artistike e kulturore, si dhe iniciativat që favorizojnë të rinjtë vitias. Ndërkohë drejtoresha Lebibe Topalli, tha se përmes këtij memorandum bashkëpunimi parashihen aktivitetet të cilat do të organizohen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Muraleve “Mural Fest”, përmes të cilit do të trajtohet tema “Me Art për Tolerance” . Duke pasur parasysh që Komuna e Vitisë ushtron ndikim direkt në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, palët e përfshira e kanë parë të rrugës që fuqizimi i bashkëpunimit në mes të dy subjekteve juridike do të ndikonte në rritjen e vetëdijes qytetare nëpërmjet aktiviteteve që zhvillon Mural Fest. Ndër synimet e këtij memorandumi parashihet që punimet më të dalluara artistike, të përzgjedhura nga komisioni profesionist i Mural Fest, do të realizohen si murale dhe grafite duke u bazuar ne temën e caktuar nga Mural Fest “ Toleranca”, e këto vepra artistike të implementohen ne komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …