leoni

MTI zgjedh për ofrim të shërbimeve Telekomin e Kosovës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka zgjedhur Telekomin e Kosovës për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese mobile dhe fikse. Marrëveshja është nënshkruar të premtën nga Bedri Istrefi, U.D. Kryeshef Ekzekutiv i TK-së dhe Ministri i MTI-së, Endrit Shala.

“Jemi të kënaqur që të përmbushim qëllimin e MTI-së, për të pasur komunikim sa më efikas dhe të shpejtë, duke lehtësuar kësisoj komunikimin e tyre mes vete, por edhe me institucionet dhe palët tjera”, tha Bedri Istrefi, U.D. Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës do t’i mundësojë tërë personelit të MTI-së që të kenë shërbim të pandërprerë dhe cilësor, duke përfshirë edhe kujdesin e shtuar dhe të vazhdueshëm ndaj konsumatorëve.

“Marrëveshja e sotme përmban nivelin më të lartë të cilësisë së shërbimeve të telefonisë mobile, fikse dhe të internetit, për të siguruar komunikim efikas të telefonisë mobile, fikse dhe internetit të shpejtë”, theksoi me këtë rast ministri Shala.

U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës gjatë takimit me z. Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, kanë diskutuar gjithashtu për format e ndryshme të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Telekomi i Kosovës, edhe më tutje mbetet zgjedhja më e preferuar e institucioneve publike dhe bizneseve private, pasi që ofron shërbime telekomunikuese më cilësore dhe kjo dëshmohet me numrin gjithnjë e më të madh të konsumatorëve individualë dhe biznesorë që po i bashkohen çdo ditë operatorit publik Vala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …