Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama bisedoi me Gjeneral James C. McConville

Rama: Të gjitha përgjegjësitë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së dikur kanë qenë nën përgjegjësinë e KFOR-it

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije se pas fillimit të tranzicionit të FSK-së, ushtria vetëm po i thellon raportet me ShBA-në.  Ai nuk beson që raportet e Qeverisë me ShBA-në për shkak të taksës për mallrat serbe do të mund të ndikojnë në bashkëpunimin e FSK-së me partnerët e saj strategjikë. Ai thotë se të gjitha përgjegjësitë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së që dikur kanë qenë nën përgjegjësinë e KFOR-it, gradualisht po barten tek FSK-ja. Gjenerallejtënant Rama ka bërë me dije se viti i parë i tranzicionit të FSK-së ka të bëjë më tepër me çështje administrative në ministri dhe për ndërtimin e Shtabit të Përgjithshëm, por edhe për ndërtimin e kapaciteteve trajnuese për misionin dhe mandatin e ri.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …