Këshilli i Sigurimit i Organizatës se Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhje për Kosovën

Ismail Muçiqi: Opsioni i Karrigës së Kosovës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara!

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, si duket është i kënaqur me opsionin që Kosova ta “fitojë” karrigën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai këtë marrveshje e konsideron historike që i mundëson Kosovës karrigën në OKB, ndërsa Serbisë antarësimin në BE.

Mendoj se opsioni i karrigës në Kombet e Bashkuara po mbështet në shembullin e dy Gjermanive të cilat ishin anëtarë të KB, edhe pse nuk e njihenin njëra-tjetrën.

Nëse vërtetë “karriga” do të nënkupëtojë statusin e antarit të plotë me të drejtat e barabarta me KB, ku do të valojë flamuri i shtetit të Kosovës, në mesin e 193 flamujve tjerë, kjo nënkupëton se ajo Organizatë po e njehë Pavarësin e Kosovës, gjë që derisa është në fuqi Rezoluta 1244, e Këshillit të Sigurimit, është iluzore të mendohet. Nëse në këtë drejtim, Kosova pranohet si qështje e hapur sipas Rezolutës 1244 kjo do të ishte politikë e rrezikshme për Kosovën. Nga ana tjetër nuk besojë se opsionin e antarit të plotë si qështje të mbyllur të shtetit të Kosovës, mundë ta “gëlltit” Vuqiqi, sepse kjo do të thoshte se edhe ai e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, e që është jo vetëm në kundërshtim me të gjitha deklarata e ti të deri tashme, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, e cila “Kosovën E metohin”, e ka “pjesë” të teritorit politikë të shtetit të Serbisë, dhe asnjëhere nuk ka dhënë shenjë për ndryshimin e këti neni Kushtetues.

Pala Shqipëtare duhet të pasur shumë kujdes, që marrveshjen përfundimtare me Serbinë, të mos e fusë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, për shkakë se at’here (Kosova do ta pranonte se akoma nuk e ka zgjedhur statusin përfundimtarë). Kjo do të thotë se në bazë të Rezolutës 1244 të KS, Kosova po i nënshtrohet asaj Rezolute, edhe pse asaj që moti i ka kaluar koha.

Bisedimet e zhvilluara nën patronatin e BE-s dhe SHBA-ve, dhe zbatimin e marrëveshjeve duhet që këto, ta garantojnë qdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe të garantojnë statusin e Pavarësis së Kosovës. Kombet e Bashkuara nuk janë në gjendje të garantojnë asnjë marrëveshje as Rezolutën e tyre që e miratojnë.

Duhet thekësuar se në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, respektivishtë në Asamblenë e Përgjithshme karrigat kanë statuse të ndryshme. Kështu karriga e shtetit anëtarë të KB-së, me të drejtë vote e të drejta të tjera të barabarta; karrige e shtetit vëzhgues; dhe karrige e etnitetit jo-shtetë, që mundë të jenë organizatat apo lëvizje të ndryshme në botë. Karrige si shtetë vëzhguesi ka Vatikani; ka pasur edhe Zvicra deri në vitin 2002, por karrigë vëzhguesi kishte edhe Organizata për Qlirimin e Palestinës, ka Sahara Perendimore, madje edhe Aradha Ushtare Sovrane e Maltës etj.

Duhet ditur në status të vëzhguesit mundë të debatoshë ose të përgjigjesh në pytjet që të bëjnë anëtarët tjerë, por nuk mundë të votosh as nuk je i barabarët me asnjë pikëpamje me 193 shtetet të KB-së.

 

Ismail Muçiqi: A po plaket Serbia!?

 

-Në forumin e “7”,të institutit ekonomik dhe Akademisë së Shkencave të Serbisë, me titull “Serbia në vitin 2040” u paraqitën studime dhe raporte shqetësuese për të ardhmen e Serbisë.

Kështu në këtë studimë u tha se “86% të fshatërave të Serbisë po bien numëri i popullsisë”.

“Kështu në 1200 fshatëra janë në fazën e shuarjes së plotë,sipërfaqja e përgjithshme të cilave është sa sipërfaqja e “Kosovës”” thonë autorët e studimit.

Pozita e vështirë ekoonomike, familjet me banorë të moshuar,rënia e natalittetit janë probleme të shprehura sidomos në viset kodrinore-malore.

Në këtë studimë thuhet se “janë 50.000 shtëpi të zbrazëta, po ashtu janë edhe 3 fishi i kësaj shifre shtëpi jashtë përdorimit”.

Nga 4709 vendbanime,1200 janë në fazën e shuarjes ngase në asnjë prej tyre nuk ka më shum se 100 banorë. Po ashtu Dy mijë fshatëra nuk kanë postë apo shërbimë postarë, 500 soshë nuk kanë rrugë të asfaltuara që i lidhë me botën; 2700 fshatëra nuk kanë qerdhe për fëmijë.

Thuhet se në 230 vendëbanime apo fshatëra nuk ka shkoillë fillore, ndërsa në 137 shkolla mësimin e mbajnë vetëm me nga 1 nxënës.

Të gjitha këto që u thanë më lartë, e inponojnë pytjen dhe përgjigjjen : A thua a e mallkojë Zoti këtë shtetë i cili në të gjitha periudhat historike ishte faktorë destabilizues nxitës i konflikteve përmes së cilave shumë here bëri edhe gjenocidë ndaj popujve tjerë.

Shkaktarë i të gjitha të kqijave që solli vuajtjen e popujve të vegjël në Ballkan e sidomos vuajtjen e Shqiptarëve, ishte pa dyshimë Kreu-(elita shoviniste) e Kishës Serbe.

Mendimëtarët e njohur të cilët kanë lënë mesazhe dhe vepra të mira gjatë jetës kanë thënë:”Se ajo që nuk është e jotja herët a vonë do të humbet qoftë me paqe apo me luftë”.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …