Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Konjufca: Influenca e Kurtit si bazament tek populli i Kosovës është e paprekshme prej asaj që ka ndodhur me PSD-në

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se si bazament tek populli i Kosovës, influenca e Albin Kurtit është e paprekshme prej asaj që ka ndodhur me PSD-në dhe qenia e tij nuk lidhet me ata. Ai duke folur për popullaritetin e shefit të tij partiak, thotë se sondazhi i prezantuar paraqet si liderin më të pëlqyer në Kosovë. Kjo sipas tij është plotësisht objektive, pasi dhe në sondazhe të tjera të realizuara, Albin Kurti del të jetë dukshëm më i pëlqyer se të tjerët. Edhe pse Vetëvendosje ka dal e dyta në sondazhin e tyre, Konjufca thotë se këto diferenca nuk janë të mëdha me kalimin e kohës mund të tejkalohen. Sipas tij, duke qëndruar parimore, kritikuar pushtetin, opozitën e rrejshme dhe dhënë alternativa për zgjidhje të problemeve në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë dukshëm në përparësi me partitë tjera.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …