Kryetari Haliti ngushëllon familjen Daci  

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur ngushëllimet familjes Daci, me rastin e vdekjes së Arian Dacit, të birit të ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. “E nderuara familja Daci dhe i nderuari Akademik Nexhat Daci, me lejoni që në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë, të ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta juve, gjithë familjes së ngushtë por edhe gjithë miqve e kolegëve me rastin e humbjes së jetës nga fatkeqësia në Brezovicë të Arian Dacit, zëvendësministër i diasporës”, thuhet ndër tjerash në telegramin e ngushëllimit të Kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …