Me rastin e 29 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, do të përkujtohen dëshmorët: Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël. Në demonstratat për Kosovën Republikë, të cilat me shumë sukses i udhëhoqi ideologu i çështjes shqiptare Ukshin Hoti, ranë për të mos vdekur këta 4 dëshmorë dhe u plagosen 19 të tjerë. Me rastin e 29 vjetorit, sot do të organizohen homazhe dhe tubim përkujtimor te vendi i rënies. Homazhe do të mbahen edhe te varret e dëshmorëve, në Krushë e Madhe, Nagavc, Hoçë e Vogel dhe Celinë, si dhe te vendi i rënies, në fshatin Brestoc të Rahovecit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …