Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 ka nxitur dhe ka frymëzuar disa popuj evropianë për të kërkuar liri, barazi e vetëvendosje, sikur janë katalonasit, sicilianët, baskët, korzikanët, venetët, e të tjerë. Duke qenë se këta popuj nuk janë shtypur në mënyrë barbare e brutale sikur janë shtypur shqiptarët nga sllavët e veçmas nga serbët, ata nuk kanë organizuar lëvizje të armatosura në luftë për çlirim dhe ruajtje të identiteti kombëtar, përveç një lufte specifike që kanë zhvilluar baskët. Si pjesë e shteteve demokratike sikur janë Italia, Franca, e Spanja, sicilianët, korzikanët, katalonasit e popuj të tjerë kanë realizuar një nivel të lartë të autonomive të tyre, por nuk i kanë zgjidhur problemet fondamentale, meqë si popuj numerikisht më të vegjël janë anashkaluar në zhvillimin ekonomik të vendeve të tyre.
Në programin e Lëvizjes katalonase për pavarësi shkruan:
Ne, katalonasit, duam ta afirmojmë vullnetin tonë për të marrë pjesë drejtpërdrejt dhe pa kushtëzime në të ardhmen e politikës së përbashkët evropiane, si njëri prej popujve të saj. Dhe për këtë dëshirojmë të deklarohemi për Kataloninë dhe për të drejtat e saj, të njëjta me të drejtat e popujve të kontinentit evropian. Të drejtën për të ekzistuar dhe të drejtën për të vendosur për të ardhmen tonë, të drejtën për të ushtruar vetëqeverisjen e lirë dhe demokratike. ( Fragment nga manifesti kombëtar i Katalonisë.
Katalonia është një vend evropian, i njohur qysh nga koha e vjetër. Njëri prej popujve më të vjetër të Evropës shtrihet në verilindje të Gadishullit Iberik në një sipërfaqe prej 32.000 km2 dhe me një popullatë rreth 6 milionë banorë. Ky vend ka qenë romanizuar tërësisht dhe qysh moti mori karakterin tregtar latin. Përzierja e popujve autoktonë me qytetërimin romak me prejardhjen dhe gjuhën katalone, e cila u shndërrua në mënyrë konstante si strehë e popullit dhe e kulturës. Katalonia politikisht ka lindur më shumë se dy mijë vjet më parë, si vend i lirë mes arabëve të Gadishullit Iberik dhe francezëve në veri. Gjatë mesjetës katalonasit u konstituan si komb, të dalë nga dy qytetërime, islamë dhe të krishterë. Ekspansioni i tyre arrin deri në Oçitani, në veri deri në Provansë në perëndim deri në Baleari dhe në lindje deri në Sardenjë e në Korsikë në Jug deri në Valensia, në Sicili, Napoli dhe deri në viset e Afrikës veriore. Ishte koha e një zhvillimi të hovshëm ekonomik dhe kultural. Tregtia katalanase ishte dominese në Mesdhe dhe e zhvilluar me ligje dhe në teknikë.
Rilindja kombëtare e Katalonisë ka lindur dhe është zhvilluar në shekullin 19-të. Në vitin 1931 Katalonia konsiderohet një rajon autonom dhe më vonë deklarohet si pjesë e Republikës së Spanjës. Në vitin 1939, pas përfundimit të luftës civile dhe vazhdimit të regjimit fashist të Françisko Frankos, autonomia e Katalanisë ngushtohet në nivelin e autonomisë kulturore, përdorimin e gjuhës, arsimit dhe kulturës kombëtare. Në vitet e mëvonshme gjatë regjimit të Frankos, në Katatoni rikthehet ndjenja kombëtare, e cila përforcohet me një ndjejnë të theksuar antifashiste. Me rastin e vdekjes së Frankos në vitin 1975 fillon demokratizimi i ngadalshëm i Spanjës. Në Kushtetutën e re të vendit, Katalonia trajtohet si një rajon autonom në kuadër të Republikës së Spanjës.
Identiteti i fortë kombëtar i katalonasve nuk mori një përgjigje në kohën e tranzicionit demokratik. Katalonia angazhohet për pavarësi me mjete dhe metoda demokratike, me qëllim për t u liruar nga pushteti centralist spanjoll. Po ashtu u zhvilluan hovshëm edhe poezia, filozofia, artet romane dhe gotika të cilat shënojnë çaste të shkëlqimit universal. Katalonia i ka dhënë impulse sistemit federal dhe demokratik me institucionet të cilat kanë paraprirë demokracisë bashkëkohore. Në peridhën e Rilindjes, dinastia katalonase nuk u shpërbë por u shndërrua në një dinasti të re realiste, e prejardhur nga Kastila, ku Katalonia kishte trashëguar pavarësinë e vet politike. Katalonia nuk mori pjesë në mesin e konkuistadorëve të Amerikës dhe dalë ngadalë u shtri në Mesdhe. Në vitin 1640 Katalonia bëhet viktime e luftërave mes Kastiles dhe Francës, nga e cila doli e shpartalluar, por ajo ruajti konstitucionin dhe të drejtat. Ishte në rrugë drejt shpërbërjes, derisa në një kohë kur nga Portugalia rifitoi pavarësinë. Centralizmi dhe shpirti kolonizator i kastilianëve në konfrontim me katalonasit më në fund u intensifikuan në vititn 1714 gjatë luftës së Sukcesionit të aleancës së Kastilës dhe Francës kur pësuan disfatë Katalonia, Anglia dhe Austria. Kastilia pushtoi të gjitha territore me të drejtën e fitimtarit. Të gjitha të drejtat e Katalonasve u shfuqizuan dhe katatonia pësoi një humbje gjuhësore, kulturore dhe kombëtare. Por përderisa Spanja jetonte nga të adhurat që merrte nga kolonitë, Katalonia me shpirtin e pavarur do të shndërrohet në zonën më të pasur më të zhvilluar industriale në Gadishullin Iberik. Për më shumë se 100 vjet Katalonia kërkoi të rikuperonte traktate e veta dalluese. Duke shkuar drejt qëllimit shekullor, Katalonia pak nga pak do të organizohet.
Katalonizmi politik do të shoqërohet me zhvillimin ekonomik të fundit të shekullit XIX, kohë kjo kur Katalonia riktheu shkëlqimin e saj kulturor deri në dhjetshën e tretë të shekullit XX…. Vullneti për të qenë Katalonia mbi të gjitha është rezultat i një vullneti për të qenë. Logjika historike shpie në realitetin kombëtar katalonian dhe që është një pozicion i reprezentuar drejtpërdrejt i shpërbërjes. Por forca, vullneti dhe atdhetaria e katalonëve kanë mbetur një mundësi për të mbijetuar si komb. Fatkeqësia është në faktin e mangësisë demografike dhe përpjekjet që janë bërë gjatë shekujve nga Spanja dhe Franca për ta shpërbërë si popull. Edhe sot në kuadër të së ardhmes së bashkuar të popujve evropianë, ne katalogët dëshirojmë të marrim pjesë drejtpërdrejt, pa ndërmjetësues, si një popull i lirë në mesin e popujve të tjerë të Evropës. Dhe për këtë, kërkojmë për Kataloninë të njëjtat të drejta sikur për popujt e tjerë të kontinentit, të drejtën për të qenë, të drejtën për të vendosur lirshëm dhe në mënyrë demokratike rreth ushtrimit të të drejtave për vetëvendosje, për të ardhmen tonë. Evropa e di se përderisa të jetojë qoftë edhe një katalonas, ekziston edhe realiteti kombëtar i katalonasve dhe që katalonët tanë e hedhin poshtë dhe nuk pranojmë të jenë fataliteti i historisë dhe i vullnetit të më të fortit. Kemi të drejtë për të ekzistuar plotësisht. Katalonia sot ndodhet në zonën veri-perëndimore të Gadishullit Iberik.
Territori i saj shtrihet në trekëndëshin prej 32.000 km2 me një popullatë prej 6 milionë banorë. Nga shkaqet e njohura ekonomike, popullata aktive katalonase ka mbetur vetëm 15.9 për qind nga popullata shumicë spanjolle. Të ardhurat për një banor janë më të ulëta për 24 për qind, në krahasim me të ardhurat e banorëve spanjollë, ndërkohë që realizon përafërsisht 20 për qind të prodhimeve të brendshme. Gjuha e vetme e katalonasve është katalonishtja, e shprehur në një mënyrë të vetë së bashku me spanjollishten kastiliane, si kategori e gjuhëve zyrtare e këtij etniteti autonom. Zonat e tjera gjeografike, ku shfaqet katalonishtja si gjuhë dhe kulturë është edhe në komunitetin e Valencias, në ishujt Baleari, frëngjishtja orientale e komunitetit të Aragonës. Principata e Andorës, pastaj veriu i Katalonisë, të cilën e ka marrë Franca, në vitin 1659, qyteti Alghero në Sardenjë. Ky territor përfshin një popullatë komplekse me rreth 10 milionë banorë. Barcelona, kryeqyteti i Katalonisë, është një qytet me rëndësi i Evropës. Gjendja mes detit dhe maleve është një histori e spikatur rreth 2000 vjet lashtësi, dhe e cila ka portin më të njohur të Mesdheut. (Publikuar për herë të parë nga gazetari sicilian, Orzaio Vasta, më 26 qershor 2008 në portalin A RARIKA) Përktheu, Ahmet Qeriqi)