U mbajt mbledhja e parë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit për vitin 2019

Nën kryesimin e kryesuesit të kuvendit komunal të Rahovecit, Afrim Dina, në prani të kryetarit të komunës Smajl Latifi, kuvendarëve, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësuesit të OSCE-së Sead Raba, si dhe përfaqësuesve të LMT-së, është mbajtur mbledhja e parë e kuvendit komunal të Rahovecit për vitin 2019. Gjatë kësaj mbledhje është aprovuar Plotësim ndryshimi i Vendimit 01 Nr.1025 i datës 29.03.2018, për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe Raporti vjetor Financiar i Komunës së Rahovecit për vitin 2018. Në këtë mbledhje po ashtu është diskutuar për Raportin vjetor të punë së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2018, Informatës mbi Planin e punës së Kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2019, Informatë i Planit vjetor të njësisë së auditimit të brendshëm të KK- Rahovec, Plani i veprimit të Rekomandimeve për vitin 2018 nga auditori kombëtar (të jashtëm) dhe Raporti i punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …