Donjet Bislimi

Kryetari i RDK-së, Donjet Bislimi thotë se kryeminister i ardhshëm i Kosovës do të jetë Kadri Veseli

Me rastin e 19-të vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës, është organizuar një takim solemn me të rinjtë e të gjitha degëve të Rinisë Demokratike, kryesinë e Rinisë Demokratike si dhe personalitete nga Kryesia e PDK-së me aktivist të shumtë rinorë. Në fjalën përshëndetëse të këtij shënimi solemn të përvjetorit të themelimit të RDK-së, foli Enver Hoxhaj, zëvendëskryetar i PDK-së, ku veçoi sukseset dhe sfidat e RDK-së, e cila ishte në ballë të ndryshimeve dhe shtetndërtimit, për këto vite. Ndërsa, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, duke i përshëndetur të gjithë anëtarët e kryesive të degëve të RDK-së, ka theksuar kontributin e secilit pararendës për Kosovën, prandaj fitorja ishte e pashmangshme. Bislimi ka përgëzuar secilin anëtar të Kryesisë, secilin kryetar dege, anëtar të Kryesive të degëve dhe këshillave drejtuese, secilin kryetar nëndege, secilin aktivist të mrekullueshëm të Rinisë Demokratike, për punën deri më sot. Ai po ashtu, i përgëzoi të rinjtë e PDK-së për vullnetin që e reflektojnë, duke uruar që punën e deritashme ta dyfishojnë dhe trefishojnë gjatë këtij viti, me qëllimin e vetëm, të përbashkët, për shtetin e Kosovës, përmes fitores së PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …