Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes se Qeverisë. Aty Haradinaj ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, si pasojë e prishjes së mundshme të koalicionit qeverisës. Sipas tij, deri në shpalljen e zgjedhjeve dhe konstituimit të parlamentit, rrjedhimisht taksa do të mbetet në fuqi deri në qershor. “Sa i përket shkuarjes në zgjedhje i bjen që taksa mbetet deri në qershor deri në konstutimin e parlamentit. Pra banu gati se ka me na zanë qershori gjithqysh”, ka thënë ai. Haradinaj foli edhe për grevën në arsim, për të cilën tha se nuk ka komente të reja për shkak se i njëjti është kontaminuar. Kryeministri foli edhe për kërkesat lidhur me heqjen e taksës të cilat ai tashmë i ka bërë publike. Madje ai tha se nuk do të heqë dorë nga të njëjtat, edhe nëse kjo do të shkaktonte prishje me dikë prej aleatëve. “Nëse njëra nga kushtet që i kam nxjerr unë më prish me dikënd atëherë nuk ka problem, unë dua të rri në të drejtën teme. Nëse mujn pa marrëveshje atëherë mujm edhe ne. Kush do që del kundër nesh, atëher del edhe kundër të drejtës sonë”, ka thënë ai. Siç tha Haradinaj, edhe pozicioni i Kosovës do të forcohej nëse do të forcohej edhe vendimi për taksën.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …