Medai Shaholli: BDI-ja enveriste dhe titiste

Shumë zhurmë  po bëhet këto ditë në mediet shqiptare në Maqedoni për një skanda,l gjoja te shkaktuar nga ana e SHVL te UCK te drejtuar nga  z.Fazli Veliu,  me rastin e manifestimit “Flaka e janarit”,  dhe dhënien e dekoratës Ilir Hoxhes, mirënjohje pas vdekjes, për Enver Hoxhen.

 

Siç lajmerojnë  mediet shqiptare, BDI qenkesh ndare ne dy krahe per shkak te ketyre qendrimeve njeri krah  i majte qe  qenkshin enveristet te udhehequr nga  Fazli Veliu  dhe krahu tjeter i djathte i udhehequr nga kryetari i komunës se Kerçoves, z. Fatmir Dehari. Mu per kete shkak komuna e Kerçoves siç thuhet eshte distancuar nga pjesmarrja e Ilir Hoxhes ne kete manifesim dhe dekorimin e “diktatorit “Hoxha. Me ne fund ngriten koke titistet e BDI (krahu i djathte)qe ne realitet kane qene te majte si  ithtare te titizmit por me ndryshimin e  sistemit ndryshuan drejtimin.

Nuk kemi pare ne te kaluaren dhe as tani  nga ky krah i vetquajtur i djathte i BDI te distancohet  hapur ndaj diktatorit jugosllav  Mareshal Tito ,qe per gjithe mizorite ndaj shqiptareve siç jane, shtypja gjysem shekullore ne baza kombetare,pushkatimet, debimet dhe shpernguljet me dhune per ne Turqi dhe gjetke, pergjegjes ishte ai dhe sistemi i tij.

 

Kete te vertete  te hidhur nuk duan ta thone krahu i djathte i linjes titiste.Ky grup qe e identifikon veten me te djathten  nuk eshte rastesisht aty ku eshte por, i mire paramenduar qe nje dite duhet  te rikthehet ne pushtet  e vetme pa ish LPK -istet  ne koalicionet e ardhme  qeveritare si parti  tjeter dhe jo si kjo qe eshte sot, me enveristet e UCK. Ky qëndrim dhe reagim i hapur i këtij grupi kete radhe foli me gjuhen e Beogradit per Enver Hoxhen, foli me  gjuhen e Sali Berishes dhe Edvin Rames per Enver Hoxhen.

Ja perse te majtet e vleresojne figuren e  Enver Hoxhes! pasi  kur gjithe bota bente sehir ne  shtypjen e rezistences studentore  me gjak nga ana e forcave policore jugosllave ne 1981, ai  mbeshteti  kerkesen legjitime te shqiptareve te

Kosoves per Republike. Mbeshteti levizjen atdhetare te ilegales ne Kosove dhe jashte saj. Pikerisht ne ditet e  lavdise  se “Flakes se Janarit”qe i kushtohet  edhe renies se Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, me kete rast Enver Hoxha, merr mirenjohjen dekorate me motivacion ; per mbeshtetjen qe i dha popullit  shqiptar ne ishJugosllavi ne perpjekjet  dhe luften e tij per liri . Per mirenjohje ne mbeshtetjen e  ilegales se organizuar ate kohe ne trojet shqiptare ne radhet e se ciles militonin tre heronjte e kombit.

 

Ish LPK e themeluar nga keta tre heronje si Jusufi, Kadriu dhe Bardhi, u be pararoje e themelimit te mevonshem te  UCK ne luften per çlirimin perfundimtar nga okupimi serb. Nje ze i çjerrur ne unison me kerçovaret e djathte qe kundershtuaka kete mirenjohje per udheheqesin e shteti shqiptar Enver Hoxhen, na qenka  nje grup shqiptaresh nga diaspora. Grupi i shqiptareve mergimtare qe na qenkesh distancuar nga kjo mirenjohje per “diktatorin” nuk besoj se perfaqsojne  diasporen  e vertete shqiptare nga Maqedonia pasi  kam pershtypje qe ky grup perfaqson ate grup te mergates se qyqeve shqiptare  qe para  luftes se UCK ne Kosove e identifikonte veten jo si shqiptare por  si jugosllave. Nuk kemi pare as degjuar qe ky grup i djathte brenda integristeve  e as ai grupi  i mergates se qyqeve, te kete reaguar kunder vendosjes se monumentit te  diktatorit tjeter jugosllav Josip Broz Tito ne Shkup!

 

Kemi pare vetem nje tentim per  rezimin e monumentit te  Car Dushanit dhe asgje tjeter. Por,cili eshte ndryshimi mes Titos dhe Car Dushanit? Asnje ndryshim nuk ka, te dy ishin antishqiptare .Te dy vrane dhe masakruan shqiptare. Simpatia per jugosllavin Tito dhe urrejtja per Enver Hoxhen eshte e kultivuar shume heret ne kokat  dhe mendjet e grupit te vetquajtur djathtist te BDI. Perdorimi i flamurit kombetar shqiptar dhe disa te drejta te kufizuara per minoritetet te garantuar me kushtetuten e atehershme nga viti 1945 e ketej  nuk ishin lemoshe as merite e zemergjeresi sistemit jugosllav dhe Titos me shqiptaret e kesaj ane, por kontributi   dhe sakrifica e  luftes  se armatosur dhe gjaku i derdhur i mijra deshmoreve antifashiste shqiptare te brigades se 4 shqiptare te Maqedonise kunder mortajes naziste.

 

Tradhetia e hapur gjate luftes nga udheheqja komuniste jugosllave  per t’i perdorur  si mish per top ne frontin  e Sremit vetem se ishin shqiptare, tregoi qarte dyftyresine   komunisto-çetnike jugosllave per t’i hequr qafe shqiptaret njehere e mire nga keto troje. Nga keto vlera thirret  dhe sot BDI qe ne

projektin  SHKUPI 2014 , parashikohet te vendohet monumenti i udheheqesit  te brigades se 4 shqiptare  Nexhat Agolli. Vete z.Ali Ahmeti i cili vjen  nga e majta e dikurshme e ish LPK dhe per kete ai duhet te jete krenar per qendrimet e veprimtarine per mundin dhe djersen, ndihmesen e madhe ne kuader te kesaj organizate qe krijoi dhe udhehoqi UCK pa te cilen veshtire se do çlirohej Kosova. E gjithe e kaluara e z. Ahmeti ne mergim ishte kontribut i pamohueshem ne sherbim te çeshtjes kombetare dhe ajo nuk mohohet. Tjeter gje eshte ndryshimi i kursit politik te z.Ali Ahmeti gjate konfliktit  ne Maqedoni dhe me  pas ne themelimin  e BDI dhe  ne pjesmarrjen e koalicionin qeveritar.

 

Kjo eshte periudha e erret e liderit te BDI.Nuk eshte ky rasti per te vleresuar  veprimtarine e tij dhe BDI ne qeverine e Maqedonise  por zhurma e qendrimi  i integristeve djathtist kunder mirnjohjes  per Enver Hoxhen . Gjithandej neper rruget dhe sheshet e qyteteve me shumice shqiptare neper Maqedoni, edhe pas renies se sistemit te vetqeverisjes socialiste jugosllave emertimet e tyre ende vazhdojne te mbajne  emra si:Mareshali Tito, Edvard Kardel, Cetinsk, Ilindenska etj. Kjo nuk i shqetson integristetstet e djathte pasi kjo paraqet tolerancen dhe bashkjetesen sipas tyre, vazhdim ne  rrugen e “vellazerim bashkimit” te trasuar nga idoli i tyre Josip Broz Tito.Me kete  reagim siç duket krahu i djathte brenda integristeve kerkon te marre kalane nga brenda .Vete BDI,

paraqet nje konglomerat  brenda saj ku dy grupe kryesore luftojne te marrin timonin pas lamtumires se z. Ahmeti nje dite, grupi i ashtuquajtur i djathte  qe perfaqson linjen titiste te ish LKJ dhe grupi i majte  i ish LPK. Gjasat per te marre udheheqjen e partise duken se jane te krahu i djathte qe perfaqson linjen e  vazdhimsise titiste. Kjo eshte sfida  e madhe qe  duhet te perballet liderit te BDI me krahun titist dhe ate majtist  brenda saj per t’i mbajtur ne rresht per nje kohe deri ne momentin kur  njeri krah te rrebelohet dhe ta rrembej kreun e partise.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …