Komisioni për Administratë Publike ka miratuar sot amandamentet e Projektligjit për paga për sektorin publik, ku ka miratuar edhe uljen e koeficienteve nga 12 sa ishte, në 10. Anëtari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se Projektligji për paga parasheh zvogëlimin e pagave për të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë. Shembull deputetët e kanë pasur 8.5 koeficientin, kurse tani e kanë 8 koeficientin. Njëjtë është vepruar edhe të pozitat e tjera drejtuese. “Presidenti i shtetit ka pasur koeficientin 12, ia kemi zbritur në 10. Njëjtë kemi vepruar edhe me kryeparlamentarin dhe kryeministrin, të cilët tani e kanë koeficientin 9. Pastaj kemi shkuar duke ulur koeficientet e individëve të cilët kanë përgjegjësi më të larta në shtet. Për shembull, deputetët e kanë pasur 8.5 koeficientin, e kemi 8 e kështu me radhë”, ka thënë ai. Deputeti Selmanaj ka thënë se në Projektligjin për pagat ka ngritje të koeficienteve në shëndetësi, arsim, polici, prokurori dhe gjykata. “Ndoshta jo në masën që e meritojnë por, megjithatë, ka ndryshime dhe lëvizje pozitive në këta sektorë”, ka thënë Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …